Sherri/ Rama i drejtohet gazetares: Mbylle gojën kur flas unë! Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell…

Sherri/ Rama i drejtohet gazetares: Mbylle gojën kur flas unë! Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell…

22:10, 13/02/2020
A+ Aa A-

Shtatë ditë më parë, gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja. Sot shefi i qeverisë është pyetur për këtë foto.

"Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?", u shpreh Rama.

Por nuk ka munguar as debati me gazetaren e njohur të kronikës Klodiana Lala.

DEBATI:

Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?

Edi Rama: Jo, jo jo … Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.

Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?

Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…

Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…

Edi Rama: Mos i hy fare se qenke komplet tap topi ndaj kësaj fushe…

Klodiana Lala: mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…

Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështja kjo mo?

Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…

Edi Rama: Do të jap përgjigje, por ti do ta mbyllësh gojën kur flas unë, se ti paske problem me frenat.

Klodiana Lala: Shtati pyll e mendja fyell… Mund të na japësh shpjegime kryeministër, se përse je fotografuar me një eksponent të krimit të organizuar?

Bledi Fevziu: O Klodi, por të fut në kurth. Mos e merr personale

Edi Rama: OFl nuk e coj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.

Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sere vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë.

Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe14/02/2020 09:31

Me kta e ja marrë pushtetin Rama dhe me kta po e mban,të tjerat janë broçkulla dhe gënjeshtra të Ramës do OFL e marifete tjera për t'i mbush mendjen popullit se po lufton krimin. Po si mund të ndodhë kjo kur ky ka ardhë në pushtet me kta kriminelë duke blerë vota për PS dhe duke shantazhuar me vende pune e të tilla si kto. Nuk i ha kush to gënjeshtra tua më,e shkatërrohet këtë vend dhe po f çon drejt diktaturës nga je pjellë edhe ti Rama.

Shto koment

Denonco