Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Meta në kulmin e Venecias: Premtoj vit të veçantë për tifozët e Celtic në Shqipëri

Meta në kulmin e Venecias: Premtoj vit të veçantë për tifozët e Celtic në Shqipëri

17:04, 13/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i uron ditëlindjen ish-futbollistit dhe kapitenit të njohur të Kombëtares kuqezi, Rudi Vata dhe premton se viti 2020 do jetë i veçantë për të gjithë tifozët e Celtic në Shqipëri.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i shtetit, i njohur në vend dhe në Skoci si një prej tifozëve më të zjarrët të bardhjeshilëve, shkruan:

"Ditëlindje të lumtur për Rudi Vatën, kapitenin e Kombëtares. I përshëndes të gjithë dashamirësit e tij kudo, me golin e parë që ai shënoi me Celtic në 2/12/92. Ky vit 2020 është historik sepse ne do festojmë club-in e Celtic bashkë me Rudin. 20 in row! Why not? Hail Hail!", shkruan Meta, raporton Syri.net.

Image

Goli i parë i Vatës me Celtic:

https://video.syri.net/upload/videos/2020/02/yQLsttcogoJ6BSwTmT5h_13_69b824a1bf290d45a88b4498e1703156_video_240p_converted.mp4

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco