Zv.ambasadori i OSBE apel shqiptarëve: Mos na sillni të zgjedhur kriminelë në tavolina

Zv.ambasadori i OSBE apel shqiptarëve: Mos na sillni të zgjedhur kriminelë në tavolina

16:49, 13/02/2020
A+ Aa A-

Ndërkombëtarët i kanë dhënë besim qeverisë në nismën e saj ligjore Anti-KÇK në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit.

Në një intervistë për Abc News, zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit.

“Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtat e  njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtate e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE.

Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën.

“Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin së bashku kundër korrupsionit zgjedhor. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsensus, Wilton kërkon që të jenë vetë aktorët politikë ata që duhet të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votjnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

OSBE ka ndihmuar forcat politike të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë tashmë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptar 13/02/2020 19:15

Ore Ju jo shqiptar na jepni mundësi që në alternativat qe kemi te jetë ñjëri jo kriminel past kerkoni llogari e beni moral k

t13/02/2020 17:56

Keta jane nderkombetare leshi,qe nuk kane haber fare nga jurisprudenca,dhe qe pushteti thjesht i manipulon

Shqiptari13/02/2020 17:14

Vezhguesit nderkombetar qe nga 1996 e deri sot, e neser mr siguri, kane qene ata palo vezhgues te korruptuar qe kane mbeshtetur te gjitha qeverite shqiptare ne manipulimin dhe shkaterrimin e proceseve zgjedhore. Kane qene keta vezhgues maskarenj nderombetare, qe kane çertifikuar dhe ne fund te dites i kane vene vulen turpit cdo manipulimi dhe votimi pa standarte demokratike. Niveli mjeran i demokracise ne Shqiperi nuk eshte per faje te popullit apo politikaneve shqiptare por per shkak te vules se turpit qe i kane vene te gjitha zgjedhjeve vezhguesit e korruptuar nderkombetare duke i pranuar e çertifikuar ato me gjysme zeri, kunder interesave te popullit shqiptar. Shqiperia sot eshte pasqyra e turpit te BE dhe SHBA per nivelin mjeran te demokracise. As BE, as OSBE dhe as SHBA nuk duhet te ulet ne tavoline me nje kriminel shqiptar dhe hajdut votash, me pretekstin se e ka votuar populli! Sepse nuk ia ka dhene voten populli, por se ia ka vjedhur e ia ka blere votat popullit!

Shto koment

Denonco