Propozimet e PD për ndalimin e shit-blerjes së votës/ Kaso: Ja roli i Policisë në procesin e ardhshëm zgjedhor

Propozimet e PD për ndalimin e shit-blerjes së votës/ Kaso: Ja roli i Policisë në procesin e ardhshëm zgjedhor

16:09, 13/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso ka shpjeguar propozimet e selisë blu për parandalimin e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e ardhshme në vend.

Sa i përket rolit të Policisë së Shtetit në procesin e ardhshëm zgjedhor, zyrtari i PD u shpreh se me këtë propozim synohet largimi i elementëve kriminalë nga qendrat e votimit dhe marrja e detyrave nga forcat e rendit.

“Kemi zgjedhur ti përqasemi kësaj problematike duke marrë një qasje të ndryshme të paktën që prej vitit 2003, kur u largua policia nga procesi zgjedhor.  Atëherë ka qenë më problem policia se krimi.

Sot situata është ndryshe. Është krimi që ka marrë kontrollin e procesit zgjedhor, që fillon nga demonstrimi i fushatave parazgjedhore, duke intimiduar, duke mbledhur kartat e identitetit për të mës votuar, duke dhënë lekë e deri në ditën e zgjedhjeve që shfaqen personalisht në qendrat e votimit.  

Dhënia e policisë detyrat që i takon në ruajtjen e qendrave të votimit. Jo në perimetrin e brendshëm, por në perimetrin e jashtëm duke mos iu dhënë mundësi elementëve kriminalë të përfshihen në proces.

Kemi nxjerrë në dritën e diellit policinë për detyrat që duhet të kenë", u shpreh Kaso. 

Intervista në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco