Tri ‘kukulla ‘për të nxjerrë kryetar Mishën: Si po e pushton Rama edhe AMA-n

Tri ‘kukulla ‘për të nxjerrë kryetar Mishën: Si po e pushton Rama edhe AMA-n

14:27, 13/02/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të tjera fakte, sjellë nga denoncues të rinj, që dëshmojnë se si po katapultohet në krye të Autoritetit të Mediave Audivizive, Maklen Misha, një “kukull” në duart e Erion Veliajt, duke përdorur tre "kukulla" të tjera. 

“Procesi i pushtimit total të AMA nga Edvin Mafia! Lexoni denoncimin e procesit farsë për të kapur AMA nga Edvin Mafia,” nënvizon Berisha në Fb.

I nderuar z. Berisha.

Ky vend po shndërrohet çdo ditë nga pikëpamja institucionale në haremin e Edi Ramës!  Habia është sesi këta nuk stepen para asgjëje!

Komisioni i Venecias zbarkon në Tiranë për vlerësim dhe analizë të ligjit makabër të “antishpifjes”, ndërsa “Rilindja” parlamenti me konkubina ecin në kapje institucionesh!

Parodia me AMA-n nuk ka të sosur!

Për të graduar kryetar, djalin e Babës, Maklenin e Pirro Mishës, që deri para pak muajsh ishte anëtar i Bordit të AMA dhe tani Drejtor i Bibliotekës Kombëtare e më tepër - drejtor i tenderit disa milionë eurosh që do të bëhet për bibliotekën e re - bëjnë pa turp, me uri dhe babëzi, përdhunimin e çdo praktike ligjore!

Për të bërë Kryetar të AMA, kukullën e Erjon Velisë, urdhërohen tre kukulla të tjera, njëri, nipi i Alfred milioner Pezës, të tre këshilltarë politikë të ministrave të qeverisë Rama dhe vetë djalka i Pirros, këshilltar i Lalit dhe Xhaçkës, në kundërshtim të plotë me ligjin!

Rilindasit zgërdhihen me fjalën “ligj”!

Ata kanë nxitim dhe vrapojnë për të vënë një shërbëtor më të bindur nga ç’e kishin në krye të AMA-s!

 Ju, z.Berisha, se paku mund t’i ofroni kësaj shoqërie, pamjen e plotë të kësaj krupe që bëjnë zaret e vegjël të Ramës me bekimin e tij për t’i zënë frymën çdo gjeje dhe për të korruptuar çdo gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco