Meta me Komisionin e Venecias: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, po ia kemi 'çmontuar' mekanizmat

Meta me Komisionin e Venecias: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, po ia kemi 'çmontuar' mekanizmat

12:50, 13/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka pasur një bashkëbisedim sot me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas debateve dhe  konfliktit që u ndez midis Qeverisë dhe Presidencës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta në fjalën e tij e ka konsideruar të mrekullueshme Kushtetutën e Shqipërisë, por ka vërejtur se herë pas here “i kemi çmontuar mekanizmat “check & balance” të saj.

“Bëmë një Kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në 1998. Por që atëherë, ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat “check & balance” të Kushtetutës sonë! - tha Meta.

"Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tija, aAshtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në Kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha Kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsenseus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, theksoi Presidenti ndër të tjera.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alfons Malo13/02/2020 13:01

    Shume mire e ke z. President! Edhe ata e dine qe keshtu eshte e verteta,por eshte keq çanta,çanta .Ajo ndryshon mendje vjen bosh e iken plote . Keshtu qe jane harruar ato qe ka thene komisioni i venecias, qe Shqiperia ka kushtete te mire,Eshte marre vendimi do behet si thote rama Kot .Eshte kohe e humbur sa per te plotesuar axhenden

    Shto koment

    Denonco