‘Nuk do të ketë qeverisje mes opozitës dhe PS’/ PD shpjegon qeverinë kujdestare

‘Nuk do të ketë qeverisje mes opozitës dhe PS’/ PD shpjegon qeverinë kujdestare

12:45, 13/02/2020
A+ Aa A-

‘Nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS’.

Të prerë kanë qenë përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Albieaj dhe Ivi Kaso, në lidhje me propozimin e qeverisë kujdestare, 100 ditë para zgjedhjeve.

‘Nuk duhet të drejtohet nga Edi Rama, por nga persona me integritet, që garantojnë lirinë e votës’, është shprehur Oerd Bylykbashi, pas pyetjeve të bëra nga gazetarët.   

Pyetje: Ju kërkoni qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. A do të propozojë PD anëtarë në këtë qeveri? Në draftin tuaj, kush do ta propozojë Ministrin e Brendshëm në qeverinë kujdestare?

Oerd Bylykbashi: Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike.  Shteti nuk funksionon si detashment bazhibuzukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qëndron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumente të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumenteve në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhësve.

Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Situata reale në Shqipëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutës se Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.

Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla.

Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt është e Maqedonisë. Nëse ju e shihni, nuk është thjesht heqje e një personi dhe vendosje e një personi tjetër, por është një koncept më i thellë, që garanton që policia, do të jetë jo vetë pasive, të mos dëmtojë procesin zgjedhor, të jetë aktive për ta mbrojtur procesin zgjedhor dhe, mbi të gjitha, nuk mund të ketë mburojë për kriminelët që punojnë për partinë në pushtet dhe nuk mund të bëjë fushatë, qoftë edhe kur ia kërkon kryeministri, kur u thotë ‘hiqni kapelet dhe bëni fushatë për PS’.

E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/02/2020 15:20

E para fare, Policia e Shtetit te depolitizohet dhe te ndahet nje here e pergjithmone nga Ministria e Brendshme sipas modelit qe eshte sot te Ministrise se Drejtesise dhe Gjykates se Larte, dhe Gjykatave te Rretheve. Roli i Ministrise se Brendshme si pjese e Qeverise duhet te jete vetem politikeberes, kontrollues, inspektues, auditues dhe survejues te punes se Policise se Shtetit dhe jo te policise se partise e qeverise siç ka qene dhe eshte deri sot. Kjo eshte reforma e vertete ne Policine e Shtetit si mbrojtesja dhe garantuesja e rendit, qetesise dhe mbarevajtjes se te gjitha proceseve zgjedhore. E dyta, depolitizimi, departizimi dhe civilizimi i KQZ dhe i te gjithe administrates zgjedhore dhe procesit zgjedhor nje here e pergjithmone. E gjithe KQZ dhe administrata zgjedhore te perzgjidhet mbi kritere ligjore, te kete status te veçante civil shteteror dhe ti nenshtrohet nje ndeshkimi te rrepte penal ne raste te konstatimeve te abuzimeve, neglizhencave, korrupsionit, keqperdorimeve e shperdorimeve te detyres civile shteterore. E treta, aplikimi i sistemit proporcional kombetar apo rajonal me lista te hapura. E katerta, kriminalizimi dhe ndeshkimi i rende nga Kodi Penal i krimit zgjedhor te intimidimit, detyrimit dhe shitblerjes se votes. Vetem keshtu behet Shqiperia! Kjo eshte rruga! Nuk ka nevoje as per qeveri kujdestare e as per qeveri edukatore dhe tranzitore.

Alfons Malo13/02/2020 13:18

Ja fut kot Deri dje the se nuk ulem me gjiknurin per reforme zgjedhore ,e tani beni gallate ne komision bashke me hajdarin ,Nuk u beson me njeri,Vetem kur te behet realitet.Kjo ndodh kur t'u vene studentet dhe populli i ndershem kamxhikun qe te mos gjeni vrime ku te hyni Delenxhinj.Harroni çfare kini thene Haram besimi i popullit te majte e te djathte Mos na dilni ne televizione se u bete te pa ftyre ti bashke me sorollopin tend ne PD e rama e taulanti me delnxhijte e tij

Shto koment

Denonco