Meta poston ‘Meme of the day’/ ‘Kalaja e fundit e pa pushtuar nga Rilindja’

Meta poston ‘Meme of the day’/ ‘Kalaja e fundit e pa pushtuar nga Rilindja’

11:47, 13/02/2020
A+ Aa A-

Një ditë pasi deklaroi se Presidenca është ‘kala e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës’, Ilir Meta sot e ka ilustruar me një meme këtë qëndrim të tij.

Ai ka postuar disa minuta para takimit me Komisionin e Venecias, një foto ilustruese, ku në krye të kalas qëndron Kushtetuta e vendit, ndërkohë që po sulmohet nga ata që kreu i shtetit i quan si ‘Rilindja’.

Në një intervistë televizive, Meta është shprehur se:

‘Presidenti i Republikës është ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe një kështjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutës.

Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund. Do i bej thirrje te gjithe shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutës dhe kete e kam bere te qarte’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco