Veliaj ka kërcënuar Ylli Ndroqin: Do të të fus në listën e ‘personave non grata’ në Amerikë

Veliaj ka kërcënuar Ylli Ndroqin: Do të të fus në listën e ‘personave non grata’ në Amerikë

21:10, 12/02/2020

Një letër e gjatë, në anglisht, u ka mbërritur ambasadorëve të të akredituar në Shqipëri.

Letra e pazakontë e siguruar nga Politiko është hartuar nga bordi drejtues i Televizionit Ora dhe denoncon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke e konsideruar shantazhues të gazetarëve dhe medias dhe një rrezik për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Drejtuesit dhe gazetarët e RTV Ora gjenden nën presion dhe shantazh të vazhdueshëm, thekson letra.

Po aty ambasadorët lajmërohen se pronari i Televizionit, Ylli Ndroqi është kërcënuar personalisht nga Erion Veliaj duke i përmendur edhe ambasadën amerikane dhe përfshirjen në listën e ‘personave non grata’ të Departamentit të Shtetit, nëse media në pronësi të tij nuk ndryshon qëndrim.

‘ …kemi evidenca të këtij presioni, të këtyre kërcënimeve dhe shantazheve, përfshirë nga vetë z. Veliaj’, shkruhet në letër. Fillesa e këtij konflikti sipas letrës daton në shtator 2018, kur Ora News filloi të raportonte mbi protestën dhe debatin për prishjen ose jo të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Veliaj, thekson letra drejtuar ambasadorëve, ka kërcënuar dhe ushtruar presion ndaj kryeredaktores së Ora News në atë kohë, Beti Njuma.

‘Këto presione varionin nga kërkesa për të ndaluar raportime të caktuara, për të ndaluar së

raportuari mbi Teatrin dhe deri te kërkesa për të hequr nga puna gazetarë të caktuar dhe për të fshirë linqe të caktuara. Për arsye se ne nuk ndaluam së raportuari për Teatrin, për arsye se ne nuk pushuam së kërkuari transparencë nga Bashkia rreth shpenzimeve dhe punëve publike, presioni shtohej’, sqaron letra.

Më poshtë origjinali në anglisht dhe përkthimi në shqip i letrës së bordit të RTV Ora:

Kërkimi i së vërtetës në shërbim të interesit publik ka qenë gjithmonë dhe mbetet misioni parësor i gazetarëve dhe drejtuesve të Ylldon Media Group, pronarë të RTV Ora dhe Ora News.

Me këtë qëllim ne gjithmonë kemi denoncuar dhe informuar publikun për çdo rast korrupsioni, të shpërdorimit të postit dhe fondeve publike duke ekspozuar lidhjet ndërmjet zyrtarëve publikë dhe zyrtarëve te qeverisë dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet dhe në të gjithë vendin.

Gjatë këtij procesi ne jemi bërë një nga zërat më të fuqishëm kritikë dhe një nga burimet më të besueshme të informacionit ndër media audiovizive në Shqipëri, duke shkuar aty ku pak kanë guxuar të shkojnë. Ne gjithmonë jemi hasur me vështirësi në misionin tonë, sulme dhe shantazhe të çdo lloji-politikë, ekonomikë dhe personalë.

Duke ditur këtë, për më shumë se një vit puna jonë është penguar si kurrë më parë nga zyrtari publik në krye të njësisë administrative më të madhe të vendit, me buxhetin më të madh, vendimet e të cilin prekin 1/3 e popullsisë së Shqipërisë.

Ky është kryebashkiaku i Tiranës, z Erion Veliaj.

Për më shumë se një vit përpjekjet tona për të raportuar mbi progresin dhe cilësinë e punëve të

marra përsipër nga Bashkia e Tiranës, në përpjekje për të hedhur dritë mbi përdorimin e  fondeve publike, gjithnjë janë pritur me reagime agresive nga z. Veliaj, me sulme personale, kërcënime dhe shantazhe, gjë që e ka penguar punën tonë në mënyrë domethënëse. Ne dëshirojmë të theksojmë faktin s zotërojmë të dhëna të përpjekjeve të z. Veliaj për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët dhe drejtuesit tanë, paraqitje e një rasti tronditës të dhunimit të lirisë së medias dhe shprehjes në Shqipëri. Ne gjithashtu duam të theksojmë se liria e medias dhe liria e shprehjes nuk janë shqetësimi ynë i vetëm si media, por gjithashtu dy nga shqetësimet kryesore të organizatave ndëkombëtare dhe partnerëve që monitorojnë progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Trajtimi agresiv i gazetarëve nga kryebashkiaku Veliaj deri në frikësime, kërcënime dhe shantazh, filloi më 25 shtator 2018 kur Ora News filloi të mbulonte një nga çështjet më kontroversiale dhe të debatuara në Shqipëri në atë kohë, prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Si reagim ndaj mbulimeve tona, kryeredaktorja e Ora News, Beti Njuma, dhe gazetarët që raportonin ngjarjen filluan të marrin presione të shtuara. Këto presione varionin nga kërkesa për të ndaluar raportime të caktuara, për të ndaluar së raportuari mbi Teatrin dhe deri te kërkesa për të hequr nga puna gazetarë të caktuar dhe për të fshirë linqe të caktuara. Për arsye se ne nuk ndaluam së raportuari për Teatrin, për arsye se ne nuk pushuam së kërkuari transparencë nga Bashkia rreth shpenzimeve dhe punëve publike, presioni shtohej.

Mungesa e transparencës dhe një obsesion me imazhin publik, një imazh që z. Veliaj dëshpërimisht kërkon të përcjellë në publik, është posaçërisht e ilustruar nga përpjekjet e suksesshme të kryebashkiakut për të ushtruar kontroll të plotë të pasqyrimit mediatik të vetes dhe Bashkisë, të cilën ka arritur ta menaxhojë përmes një makine propagandistike efiçente dhe frikësuese.

Kjo makinë propagandistike, e cila drejtohet nga Drejtoria e Marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, ka arritur ta përmbytë median shqiptare me raporte të parapërgatitura informacioni që ‘redaktohen’ nga punonjësit e Bashkisë. Në këtë klimë është gjithnjë e më vështirë për të përgatitur lajme mbi kryebashkiakun dhe Bashkinë.

Çdo përpjekje e tillë, përfshirë edhe tonat, pritet me kërcënime, frikësime, dhe shantazhe nga z. Veliaj. E përsërisim edhe njëherë se kemi evidenca të këtij presioni, të këtyre kërcënimeve dhe shantazheve, përfshirë nga vetë z. Veliaj, si dhe nga Drejtori i Punëve Publike në Bashki z. Taulant Fusha.

Presioni arriti pikun më 16 nëntor 2019, kur pronari i Ylldon Media Group z. Yllli Ndroqi, u bë subjekt i sulmeve personale, kërcënimeve dhe shantazheve nga z. Veliaj, një situatë që ende vazhdon. Këtë herë z. Veliaj ka shkuar deri aty sa të përdorë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, një nga misionet diplomatike më të rëndësishme në vend, për të frikësuar z. Ndroqi.

Guximi i z. Veliaj për të kërcënuar z. Ndroqi personalisht, duke lënë evidencë të pakundërshtueshme në formën e komunikimeve elektronike dhe mesazheve të shkruara, në të njëjtën kohë duke implikuar ambasadën amerikane në Tiranë, paraqet arsye të forta për të filluar hetimet rreth personit të tij, zyrës së tij dhe lidershipit të tij në Bashkinë e Tiraëns, dhe raporteve të tij me zyrtarë të tjerë në institucione lokale, qendrore dhe ndërkombëtare. Ne shpresojmë se të dhënat tona kundër z. Veliaj-të përpjekjeve të tij për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët, drejtuesit dhe pronarin-do të bëhen një mjet në luftën kundër një individi i cili përbën një rrezik shumë të madh publik, që ka guximin për të përlyer emrin e mirë dhe reputacionin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kërcënuar gazetarë dhe pronarë mediash që refuzojnë t’i shkojnë pas fijes dhe t’i nënshtrohen vullnetit të tij, me përfshirjen në listën e personave non grata të Departamentit të Shtetit.

Ne do t’jua përcjellim këtë çështjeve autoriteteve të drejtësisë, që është në proces reformues për shkak të mbështetjes së fortë nga komuniteti ndërkombëtar. Me anë të kësaj letre ne dëshirojmë të informojmë të gjitha palët e përfshira në mbrojtjen e gazetarëve, të lirisë së medias, lirisë së shprehjes, të sundimit të ligjit, të parimit demokratik të balancës së pushteteve, dhe të së ardhmes së integrimit europian të Shqipërisë, rreth sulmeve jashtëzakonisht të rrezikshme të kryebashkiakut të Tiranës kundër medias.

Ne presim që autoritetet përgjegjëse të reagojnë mbi këtë çështje teksa ne denoncojmë kërcënimet ndaj gazetarëve, në punën e tyre për të ekspozuar shkeljet financiare dhe politike dhe për t’u kërkuar llogari zyrtarëve publikë. Ka institucione emri i mirë i të cilëve është njollosur nga nga z. Veliaj në përpjekje për të frikësuar, kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët. Çdo heshtje mbi këtë çështje e autoriteteve përgjegjëse do ta lejojë z. Veliaj që të vazhdojë të frikësojë, kërcënojë dhe shantazhojë, gazetarët dhe median shqiptare pa hasur në ndëshkim…

/Politiko.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti 15/02/2020 23:27

Nje leter e gjate nuk e jep potuaj asnjehere mesazhin qe duam te japim, mendoj! Po te kemi pastaj parasysh qe kjo leter i drejtohet ambasadoreve te cileve nuk i intereson dhe aq shume sepse jane probleme qe duhet ti zgjidhe drejetesia ( e di qe derjtesi ketu nuk ka) por edhe te zgjidhet nga ambasadoret pak gjasa ka! Letrat sipas meje duhet te jene te shkurtra e konçize, jo historina qe i sosin durimin atij qe e lexon, e qe ndoshta nuk e lexon deri ne fund!

Gramoz13/02/2020 17:21

Vemja e bashkis edhe shantazhin kishte monget, kur te shantazhon edhe lali Dhjeri pedofili, vajgursi shurrs dhe shitsi fiqve, hapu dhe!

QYTETARI dt 13 shkurt 2020 13/02/2020 12:04

U bë " kryek...dhatoja" i Tiranës të shantazojë një njeri me reputacjon si Ylli Ndroqi. Kur ja dinit mëndjen o njerëz të mjerë, pse e votuat jo njëherë por 2 herë rrjesht. Kush ju ka hedhur trutë e gomarit që tju qeverisin xhonturqit e rinj, si njerë e një kohë o milet..

Alfons Malo13/02/2020 08:48

Futi edhe ti bythet ne gardh nga frika e erjon velise. Mortja qe s'u ha Ty dhe te gjithe operatoret e ndershem qe kini frike te raportoni te verteten. Fshihuni edhe ju si te tjeret si mero baze me shoke duke u genjyer me ndonje koqe figu te shurrosur nga erjon velia dhe mbylleni edhe kete medja duke na kthyer ne medjan enver hoxhes qe lajmet e TVSH se te asaj kohe te jete e barabarta me ato qe jepen sot ne medja private "BRAVO" eri "BRAVO "edi na ktheve"nostalgjine" per enverin dhe ramizin

Shqiptari12/02/2020 22:19

Ylli Ndroqi kercenohet nga Erjon Veliaj???!!!! Hapu o dheeeeeeeeeeeeeee, Hapuuuuuu! Hajde o Ylli Ndroqi, hajdeeee! Ta mblodhi edhe fiqeshitesi nga Terpani i Beratit mu ne mes te Tiranes!!!!

Shto koment

Denonco