Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Basha me të dëmtuarit nga tërmeti: Unë do t'i anuloja koncensionet, paratë do ua kaloja njerëzve!

Basha me të dëmtuarit nga tërmeti: Unë do t'i anuloja koncensionet, paratë do ua kaloja njerëzve!

11:10, 30/01/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është takuar paraditen e sotme me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Shkozet. Ai ka ngritur zërin për faktin se qeveria nuk ka vullnet të heqë 150 milionët dollarët e ndarë për oligarkët dhe t'ua kalojë ato njerëzve mbetur pa strehë.

Dhe arsyeja është korrupsioni, pasi ato para, 150 milionë nuk janë vetëm për oligarkët, por edhe për qeveritarët që ua japin, tha Basha duke theksuar: Këtë do të bëja unë: anulimin e koncensioneve dhe kalimin e ndihmës tek njerëzit".

"Kaluan dy muaj dhe nuk ka asnjë ndryshim, - i tha kreu i opozitës, qytetarëve që i treguan problemet e tij para një godine me market dhe palestër . - Asnjë vlerësim të dëmeve, asnjë njeri që të ketë marrë faturën dhe të thotë “kaq është dëmi i shtëpisë tënde”! Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dimensionin e tretë të krizës.

E para, shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve, të fëmijëve;  e dyta, gjendja e biznesit, që duhet të ma thoni pa doreshka se si është dhe e treta, ndërkohë që filloi viti buxhetor, po fillon të lëvrojë paratë, 150 milionë dollarë për oligarkët i ka - ndërsa këtej presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe dëmshpërblyer shtëpitë."

Biznesmeni: Bonusin s’e kemi marrë fare! Kemi shkuar në njesinë bashkiake për të pyetur se çfarë do të bëhet me shtëpinë tonë. Kanë ardhur dy grupe konstatimi dhe kanë thënë se ka dëme shumë të rënda. Shkojmë në njesinë bashkiake dhe na thonë se pallati juaj nuk ka nevojë për ekspertizë tjetër dhe do të riparohet!

Biznesmeni tjetër: Unë kam një palestër dhe shteti duhet të na shikojë me përparësi. Mirëpo, më kanë sjellë 50 mijë lekë Tatim fitimi kur unë kam dy muaj që nuk punoj!

Basha: Para dy muajsh ne nxorëm 5 pika për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Nëse shuhet biznesi në Durrës, nëse fiket ky motor ekonomik, do ta pësojë e gjithë Shqipëria. Tirana dhe gjithë Shqipëria. Dhe nuk propozuam gjë të reja, por modele që i kanë zbatuar vende që kanë pasur fatkeqësi të tilla. Konkretisht, Italia. Pra, propozuam gjëra të përballueshme....Këtë do të bëja unë: Anulimin e koncensioneve, kalimin e ndihmës tek njerëzit!

    Më tutje, banorët e një pallati që prej dy muajsh nuk banohet, i kanë treguar Bashës faturat e energjisë elektrike që u kanë ardhur nga OSHEE-ja, për të cilat Basha me ironi tha: "Juve harruan t’ju ndihmojnë, ndihma jo, strehim jo, faturat nuk i harruan! Faturat e energjisë në një pallat të pabanuar!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    someone30/01/2020 12:23

    Po ti s'flet me per rrugen e Kukesit, madje asnjehere nuk ke folur. Po ashtu nuk flet me per Papulin (te mira ato vilat besoj ee), as per Manen nuk po flet me (si po i ecen biznesi kunatit me kompanite e Zamir Manes, mire besoj ee?). Te njejten filozofi te ketij qe eshte sot ne pushtet ke dhe ti! Te dy jeni fatkeqesi per kete komb!

    Shto koment

    Denonco