U filmua duke pirë kokainë/ Kryebashkiaku rilindas i Bulqizës në Prokurorinë e Tiranës

U filmua duke pirë kokainë/ Kryebashkiaku rilindas i Bulqizës në Prokurorinë e Tiranës

13:55, 29/01/2020
A+ Aa A-

Pasi u thirr nga SPAK, kryebashkiaku i Bulqizës ka mbërritur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk dihen ende arsyet pse sot Lefter Alla është paraqitur në këtë Prokurori, pasi hetimet tashmë për videon ku pretendohet se ai është duke pirë kokainë e ka në dorë nga SPAK.

Po ashtu Lefer Alla shoqërohet dhe nga avokati i tij Bledar Meminaj. Në fakt Alla ka paralajmëruar që do të padisë ish- deputetin e PD Ervin Salianjin. Kryebashkiaku i Bulqizës pretendon se video ku duket duke marrë  kokainë është montazh i PD në bashkëpunim me një televizion lokal në Bulqizë.

Nga ana tjetër Alla ka djalin e tij nën hetim për shkak se u kap me 5 gram hashash pak kohë më parë. Hetimet për djalin e tij po kryhen nga prokurori Ardian Thano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco