Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Edi Rama u kujdes deri në detaje për rolin e tij, si kapo i organizatës  mafioze

Edi Rama u kujdes deri në detaje për rolin e tij, si kapo i organizatës mafioze

13:23, 29/01/2020
A+ Aa A-

Sipas burimeve brenda stafit të Ermal Mamaqit që ka punuar për filmin ‘I Love Tropoja’, Edi Rama është marrë personalisht me çdo detaj të skenës së shkurtër ku ka luajtur;  skenarin, veshjen madje edhe dhe muzikë.

Dhe ajo që ka zgjedhur Edi Rama për veten në këtë film është roli i dajos  së protagonistit të filmit që luhet nga Ermal Mamaqi (Landi) i cili shfaqet në dasmën e këtij të fundit, si kryetar i një organizate të frikshme mafioze.

Në ato pak fjalë që thotë Ramë-Dajua në këtë miniskenë mbizotërojnë batuta ‘bir none, e bir kurve’.

 ‘S’ka bir none dhe kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?!’, thotë Rama në rolin e dajës së frikshëm, i cili shfaqet i rrethuar me truproja të veshur si mafiozë me kostume dhe syze të errëta.

Ky rol që Edi Rama ka zgjedhur dhe realizuar vetë në filmin e Mamaqit, pra ai i kryetarit të një organizate mafioze, duket se tregon kompleksin që ai ka ndaj mafies dhe krimit të organizuar, pasi edhe në jetën reale, atë politike dhe si kryeministër akuzohet shpesh nga opzita e media vendase e ajo ndërkombëtare, se faktikisht ai drejton  një organizatë kriminale në pushtet  të maskuar nën emrin ‘Rilindja’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxl02/02/2020 10:36

Kapo i bandës Ripjellja.

Ridhjeresi29/01/2020 14:25

Mjere ne per ty Parti!

Shto koment

Denonco