Greqia njeh patentat tona, por deklaratat e Ramës do ju shokojnë

Greqia njeh patentat tona, por deklaratat e Ramës do ju shokojnë

13:06, 29/01/2020
A+ Aa A-

Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Shqipërinë. Ky është një lajm shumë i mirë për mijëra shqiptarë.

Por ai sërish nxori në pah rrumpallën qeveritare. Për ironi, një ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një postim për këtë çështje, që tregon qartë se ai nuk është aspak në kontakt me hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, sidomos tani që po zgjidh hallet e mëdha të Europës.

Ai u tha lexuesve në FB se po punohet për njohjen e patentave me Gjermaninë, një çështje që nuk ekziston thuajse fare. Duke folur për këtë, Rama lajmëroi: “Meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona”.

Pra, Rama paralajmëron se çështja do të hyjë në procedurat parlamentare në javët në vazhdim, edhe pse ajo po miratohej për punë orësh.

Jo vetëm kaq, por ai thotë se qeveria greke e ka njoftuar dje se do nisë procedura, kur kjo çështje ishte depozituar në parlamentin grek prej muajsh.

Çfarë tregon kjo gënjeshtër dhe kjo padituri e Ramës?

Para pak ditësh, SYRI.net shkruante se Lideri Global, Edi Rama i ka humbur kontaktet me realitetin shqiptar, me zhvillimet publike dhe me hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve.

Ky është tregues i qartë i kësaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/01/2020 15:21

Mos e shqetësoni më të gjorin... ka kohë që ka hipur në autobus..

Shto koment

Denonco