FOTOLAJM/ E qeshur pas takimit, ambasadorja e SHBA takon kryeprokurorin Çela

FOTOLAJM/ E qeshur pas takimit, ambasadorja e SHBA takon kryeprokurorin Çela

12:25, 29/01/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është duke bërë takime prezantuese me drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në Shqipëri.

Pas takimeve të djeshme, sot ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë dhe i pranishëm mësohet se ka qenë edhe kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Në fotot e bëra nga fotografi Malton Dibra i agjencisë LSA, duket ambasadorja Yuri Kim që del e qeshur nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, si për të konfirmuar faktin se gjithçka ka shkuar më së mirë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco