‘5 mijë lekë vota’/ Si gruaja e shefit të Rrugores liroi nga akuzat prefektin e PS

‘5 mijë lekë vota’/ Si gruaja e shefit të Rrugores liroi nga akuzat prefektin e PS

12:10, 29/01/2020
A+ Aa A-

Prokuroria dhe gjykata e Kukësit liruan nga akuzat Liman Morinën, prefektin socialist të Kukësit, i akuzuar për përfshirje në shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në qershor të vitit 2017, një qytetar raportoi se Morina i kishte thënë 30 mijë lekë, që gjashtë anëtarët e familjes së tij të votonin për Partinë Socialiste.

Sipas Exit.al, qytetari ofroi edhe përgjime audio. Por edhe pse provat ishin të pakundërshtueshme, prokuroria tha se nuk ka prova dhe gjykata e pushoi çështjen.

Vendimi u dha nga Alma Ahmeti, gruaja e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë. Ajo vendosi të pushojë akuzat edhe pse u paraqitën regjistrimet audio.

Gjatë telefonatave, Morina i kërkon qytetarit të takohen në një lokal. Në takim, Morina e pyet se sa votues kishte në familje. Ai i thotë gjashtë. Morina më pas i thotë: “I ke te frigoriferi, merri dhe voto numrin 2, Partinë Socialiste”. Mbi frigorifer, qytetari gjeti gjashtë 5 mijë lekëshe, në total 30 mijë lekë.

Ai mori paratë dhe shkoi në komisariat ku bëri denoncimin, duke dorëzuar edhe përgjimet audio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco