A do të rrëzohet në Kushtetuese procesi i 30 qershorit?

A do të rrëzohet në Kushtetuese procesi i 30 qershorit?

11:14, 29/01/2020
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e përfaqësuar nga kryetarja Voltana Ademi, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Sipas raportimit në media, trupa prej 3 gjyqtarësh, ka vendosur për kualifikimin e dosjes, ndërkohë që në këtë fazë pra në filtrin e parë të Gjykatës Kushtutese janë rrëzuar rreth 52 çështje. Fakti që kjo çështje dhe ajo e Teatrit Kombëtar kanë kaluar për shqyrtim, duket një tregues interesant.

Avokati Jordan Daci, i cili përfaqëson dhe shoqatën e Bashkive në këtë proces shprehet se në padi, është kërkuar shpallja si antikushtetues i proçesit të 30 qershorit.

“Në rast se gjykata vendos në favor të kërkesës sonë, atëherë i gjithë procesi në 61 bashkitë e vendit shpallet antikushtetues”, tha Daci në një prononcim për MAPO.

Kërkesa e shoqatës së Bashkive është bazuar kryesisht në dekretin e Presidentit të Republikës së datës 5 qershor, me arsyetimin e ndalimit të mundësisë së zgjedhësve për të votuar më shumë se një kandidat në 50 përqind të bashkive të vendit, fshehtësinë e votës, si dhe regjistrimin jashtë afateve të përcaktuara në ligj, të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit.

Për momentin, Kushtetuesja sërish nuk mund të marrë vendim pasi nuk është plotësuar me numrin e nevojshëm të anëtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi29/01/2020 11:27

Nuk e kuptoni qe kushtetuse, spak bh e gjitheshka jane te krijuara nga Rama e per Ramen????

Shto koment

Denonco