Pakënaqësia me demokracinë arrin në nivele alarmante

Pakënaqësia me demokracinë arrin në nivele alarmante

10:42, 29/01/2020
A+ Aa A-

Pakënaqësia me demokracinë brenda vendeve të zhvilluara është në nivelin më të lartë në pothuajse 25 vite. Kështu thuhet në një studim të Universitetit të Kembrixhit.

Akademikët kanë analizuar, atë që thonë se është grumbulli më i madh i të dhënave për demokracinë, bazuar te 4 milionë njerëz dhe mbi 3500 sondazhe.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë veçanërisht nivele të larta të pakënaqësisë. “Në të gjithë globin, demokracia është në gjendje të rëndë,’ tha autori i raportit, Roberto Foa.

Studimi ka gjurmuar pikëpamjet mbi demokracinë që nga viti 1995 deri në vitin 2019. Numri i të pakënaqurve ka arritur nga 48 përqind në 58 përqind, niveli më i lartë i regjistruar.

Studimi mbulon 154 vende në mbarë botën. Njerëzit janë të pyetur nëse janë të kënaqur apo jo me demokracinë në vendin e tyre.

Një nivel i tillë cinizmi ndaj demokracisë është i rrezikshëm. “Nëse besimi te demokracia po bie, kjo ndodh për shkak se institucionet demokratike kanë dështuar në adresimin e disa prej krizave të mëdha të erës sonë, që nga krizat ekonomike e deri te kërcënimi nga ngrohja globale. Që të rikthehet besimi te demokracia, kjo duhet ndryshuar,” thotë Foa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kristian29/01/2020 11:12

Demokracia ka deehtuar se nuk eshte me e tille. Tashme ajo eshte nje deshtim total per faktin e thjeshte se nuk perfaqson popullin por ajo perfaqson vetem interesat e bankave dhe bankiereve qe realisht qeverisin dhe komandojne demokracine.

Shto koment

Denonco