Pas dështimit të takimit, Kurti i bishton përgjegjësisë: U munduam boll për marrëveshje

Pas dështimit të takimit, Kurti i bishton përgjegjësisë: U munduam boll për marrëveshje

21:12, 28/01/2020
A+ Aa A-

Pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në prezencën e dërkombëtarëve,  kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm, përkundër asaj që interesimi dhe gatishmëria ishte e madhe.

 “Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm” është shprehur Kurti para mediave.

Në daljen e tij para mediave, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ambasadorët vetëm u informuan rreth takimit dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes LDK’së e VV-së.

“Informuan ambasadorët e QUINT-it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që VV e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar.. e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje, ne në cdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari29/01/2020 10:41

Po ec e largohu nga politika o plakush i mbrapsht!!! Boll e more ne qafe Kosoven! Nuk u ngopke me para e me pushtet! Ne fushate, per te mashtruar votuesit, nxorre Vjosa Osmanin, si gjenerata e re e politikaneve te Kosoves, dhe vete u fshehe. Njerezit votuan per Vjosen jo per ty, prandaj LDK i mori aq vota. Tani e nxore koken tende prej pazarxhiy te felliqur. Largohu nga rruga e Kosoves, mos e vono me! Tani qe Kosova e mori vesh lojen tende te ndyre, me mire le te behen peseri zgjedhjet ne Kosove.

Shto koment

Denonco