S’ka marrëveshje mes VV e LDK/ Mustafa sqaron detajet e takimit

S’ka marrëveshje mes VV e LDK/ Mustafa sqaron detajet e takimit

20:49, 28/01/2020
A+ Aa A-

Pas takimit me liderin e VV Albin Kurti, në prezencën e ambasadorëve të QUINT-it, lideri i LDK Isa Mustafa, ka folur për mediat ku ka sqaruar detajet sesi ka rrjedhur takimi i sotëm.

Sipas kreut të LDK, partia e tij mbetet në pozicionet fillestare të cilat i ka shprehur në fillim të takimit.

Gjithashtu Mustafa foli edhe për ambasadorët e QUINT-it në këtë takim, ku sipas tij, patën vetëm rol informues, e jo ndërmjetësues.

“Ne biseduam me VV-në për mundësinë e një koalicioni qeverisës, informuam edhe QUINT-in sepse ata kishin për qëllim vetëm të informohen dhe jot ë ndërmjetësojnë. Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja të cilën e kemi ofruar është një zgjidhje që i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, dhe mbi suazat e votave të cilat i kemi marrë. Dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse VV i pranon kushtet tona. Besojm që është një marrëveshje që i kontribuon luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco