‘Nuk janë subjekte që hetohen nga SPAK’/ Argumenti dhe karikatura bëhen virale

20:21, 28/01/2020
A+ Aa A-

Hetimi i dosjes 184 të nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për një rreth zyrtarësh të Partisë Socialiste të dyshuar për krime zgjedhore në Dibër vazhdon të mbetet në vendnumëro, ndërkohë që fashikujt shkojnë dhe vijnë nga Tirana në Dibër që prej korrikut të 2019-ës. Më 22 janar, Prokuroria e Dibrës e rikualifikoi veprën penale të kryer në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” dhe e dërgoi dosjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar, SPAK.

Por SPAK, i ngritur për të luftuar korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar nuk e pranoi atë, duke e kthyer sërish drejt Dibrës vetëm 5 ditë më vonë. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i tha BIRN se procedimi i nisur për manipulimin e votave në Dibër nuk ishte kompetencë e tyre.

“Nga shtatori deri në janar nuk është kryer asnjë veprim hetimor nga prokuroria e Dibrës. Është kualifikuar si ‘grup i strukturuar kriminal’ pa pasur asnjë element të ri,” tha Kraja për BIRN, duke kujtuar se zgjidhja e kompetencës ishte bërë më parë nga ish-kryeprokurorja Arta Marku.

“Asnjë prej personave të shënuar në procedim si të dyshuar, nuk janë subjekte që hetohen nga SPAK,” shtoi Kraja.

Pikërisht ky argument i përdorur nga Kraja se janë subjekte që nuk hetohen nga SPAK, edhe pse aty del e gjithë kupola e PS me lidhjet e saj kriminale, u bë subjekt humori dhe ironie në rrjetet sociale. Ndërkohë një karikaturë e Bujar Kapexhiut për SPAK, u bë virale në rrjet. Ajo u shpërnda edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, me diçiturën: Pa koment.

Ndiqeni më poshtë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/01/2020 23:04

Sa aktuale tingellojne sot, mjerisht vetem per shkak te politikaneve dhe te vete popullit te korruptuar, vargjet e poetit dhe patriotit te madh Vaso Pasha: O moj Shqypni, e mjera Shqypni! Une po e modifikoj pak sipas historise sone pas 1912. O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Ma e mire se Zvicera ishe ti, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Shqiptari vriste shqiptarin, fitonte gjithmone me i zoti E kane mendjen per sherre, e ne sherre kane dekun E pa dhune nga mbrapa kurr s'kane mbetun. Kur kane pre besen politikanet e Shqypnise, I kane shti dridhen gjithe shqiptarise; Nga luftra t'rrepta qe politikanet mes vedi kan ba, Per faqe t'zeze gjithmone jane nda. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Ku jane shqiptaret? Me te mjeret mbi dhe'. Jane sikur lisa t'kalbun e t' rrxuem perdhe, Shkon politikani sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel asnjehere s'ta flet. Te puth e t'perqafon, e t'premton parajsen cdo 4 vjet, sepse i duhet vota jota vetem per interes t'vet. Me zemren e bardhe bore, t'i u besove, Voten ua dhe por perseri u mashtrove. Te premtuan gjithcka, jeten si fushe me lule, Por je zhveshur, pa pune, pa buke, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet politikanet te kane katandis per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind partira jeni shpernda; Ca thone jam demokrat, balliste disa te tjere, Njeni:"jam grek", tjetri:"jam cam" Do thone: "Jemi Rilindas pa din e iman", Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Politikanet ju kane qerrue, po ju grabisin, ju kane hutue, Per me ju damun, per me ju vjedhun, e me ju vorfnue! Vjen polikani i pafytyre e ju hyn paturpesisht n'voter, Me ju shkerdhye me grue e me moter, E per sa pare e nji thes miell qi do t'fitoni, Shkoni si delet e per te zezen tuaj t'gjith e votoni, Baheni robt e politikanit t'urryer, Qi nuk ka shpirtin dhe zemren tuej. Qani ju femije, qani e ju pleqe, Politikani ju mashtroi, zuri si zogj nder leqe! Qani ju o votuesa, te mashtruar bashke me ne, Se ka ran Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke e as nder, As zjarm ne voter, as drite, as arsim; As cipe ne faqe, as turp nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju burra, ju intelektuale, Boll me fejsbuka, boll ndejtet neper studio vetem t'u qa, Eni t'a shpetojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e vjedh e m'e deke Ket fare trimneshe, qi sot asht pa brek? Kete Shqypnin e dashtun a do ta lame, Qi politikajt e ndyt ta shkelin me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese shqyptaria! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos i besoni ma kta politikane e partia: Partia e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Vermoshit e deri n'Konispol, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht jet' e jona, si evropianet ta jetojme Kush mos na mashtroje, se vendin i tregojme Te tregohemi burra e t'mos e shesim voten! Ta ruajme dinjitetin perpara femijeve dhe Zotit! Ndryshe do te vuajme aq shume mot pas motit!

Shqiptari28/01/2020 22:44

Shto koment

Denonco