SPAK u ngrit për dosje si ajo 184, jo për denoncime online

SPAK u ngrit për dosje si ajo 184, jo për denoncime online

18:04, 28/01/2020
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bëri të ditur sot se nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim dosjen ‘184’, e cila është cilësuar si një ‘patate’ e nxehtë në dorën e drejtësisë shqiptare.

Vendimi ka befasuar shumëkënd, për shkak se SPAK besohej se është ngritur pikërisht për një dosje të tillë, ku përmenden kryeministri, ish-ministrat, deputetë të fuqishëm, zyrtarë vendorë dhe kriminelë të njohur.

Jo vetëm kaq, por hetimi i krimit zgjedhor është një kërkesë e Bundestagut gjerman dhe aleatëve tanë perëndimorë për të përparuar integrimin e Shqipërisë.

Përgjimet e kësaj dosje ia dolën të trondisin jo vetëm opinionin publik shqiptar, pasi u botuan edhe nga gazeta më e madhe europiane, gazeta BILD në Gjermani.

Pavarësisht se nëpër redaksitë e Tiranës kanë mbetur të befasuar nga vendimi, opinioni publik prej kohësh nuk ka ndonjë besim se SPAK do të qullosë ndonjë gjë. Memet e shumta të faqeve online e tregojnë këtë gjë. Edhe etiketimi A-SPAK nuk është i paqëllimshëm nga personazhet viralë të Shqipërisë, siç është mjeshtri Bujar Kapexhiu.

Gjithçka vjen pasi SPAK duket se ka zgjedhur populizma për të treguar se po punon, duke ngritur platforma online ku mund të denoncohet krimi dhe korrupsioni, a thua se SPAK do të shqyrtojë çdo dosje që do i vijë. Kjo histori qesharake shkon shumë larg misionit të vërtetë të SPAK, që është shqyrtimi i dosjeve më të rëndësishme në vend, që rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve dhe të ardhmen europiane të vendit. Ata duhet të mbjellin besim dhe frikë, në vend që të pretendojnë se do monitorojnë çdo shkelje ligji në vend. Deri më tani nuk kanë arritur asnjërën nga të dyja...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Osumi28/01/2020 19:49

Eshte deklaruar mese njehere nga opozita qe drejtesia eshte kapur teresisht nga mafia me emrin ridhjerje me kryeridhjerasin Edvin Taqi Sumqiri. Keshtuqe mos u cuditni dhe mos perisni asgje nga spurdhjaku Spak, ne perberje te te cilit jane perfaqesuesit me te urryer te sigurimit famekeq te shtetit. Personalisht ndjej neveri edhe per perfaqesuesit nderkombetare te akredituar ne Shqiperi qe na i shiten si nje arritje te madhe te ashtuquajturen reforme ne drejtesi. Poshte padrejtesia dhe te gjithe ata qe e mbeshtesin.

B28/01/2020 19:43

Lulzim Basha duhet ti denoncoje te gjithe ,prokuroret ,gjykatesit ,dhe te gjithe institucionet per cdo shkelje .Kjo do te bente qe ta braktisnin antiligjin dhe te shkonin nga ligji dhe te ndaheshin nga Edi Rama dhe kriminelet.Qe neser cdo gje antiligjore te denoncohen ne prokurori P avaresishte se kush e ka drejtesine se do te vije koha qe ato denocnime do te zbatohen.EDHE krimet dhe vrasjet te doncohen ndaj policise si fajtore derisa te zbardhet e verteta sepse shpesh here bandat jane te lidhura dhe te urdheruar nga policia.

Askushi28/01/2020 18:36

Si eshte e mundur qe HABITENI? Spak u krijua nga horri Rama, me njerxit e tij, me ish hetues te komunizmit.... c’fare prisni ju? ????? Akoma skeni kuptuar qe horri rama ka gjitheshka ne duart e pista te tij

t28/01/2020 18:28

Prokurori e krimeve te renda=spak. Vetem emri ka ndryshuar,jane shtuar rrogat dhe privilegjet,por ngelen po ata prokurore spurdhjake qe ishin me parë.Ke do hetojne spurdhjaket,ramen me ppp,berishen me gerdecin e 21 janarin,lulin me 21 janarin e rrugen e kombit,apo meten me bllokun e famshem 700 mijesh etj.ketu gjthe "elita" politike eshte per tu futur ne burg,por ky spak nuk ka per ti futur kurre.

Shto koment

Denonco