‘Dosja 184’/ Bardhi: Kraja nuk lejon SPAK të hetojë Ramën, Gjiknurin ...

‘Dosja 184’/ Bardhi: Kraja nuk lejon SPAK të hetojë Ramën, Gjiknurin ...

15:32, 28/01/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të drejtuesit të SPAK, Arben Kraja në lidhje me transferimin e dosjes së vjedhjeve të votave, në prokurorinë e Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzon Krajën se, ‘nuk lejon SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë’.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi:

Vendimi i hetuesit të komunizmit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz28/01/2020 17:01

Arben Kraja nuk i heton hajdutet e votave ne Diber, per te vetmen arsye sepse eshte pjese e gelbazez enveriste dikur, dhe sot eshte shtojca e ridhjerjes edveriste.

Shqiptari28/01/2020 16:49

Po pse çfare pret ti o Gazmend nga institucionet e drejtesise se Rilindjes!!!?? Ti pret e shpreson qe SPAK, SPUK, SNUK, KLP, KLGJ, KED, BKH, ILD dhe PP patjeter qe edhe GJL e re, te drejtuara nga ish-sigurimsa, ish-hetues, ish-prokurore te komunizmit, nga kunata, kuneter, motra e vellezer te rilindasve te kuq, te hetojne, gjykojne e te denojne banden Rilindja te Rames???!!!! Kaq naiv jeni? Vertet e besoni reformen e rilindjes? Opozita duhet te dale me nje deklarate te fuqishme: Do te zhbehen e do te ribehen nga e para te gjitha institucionet e ngritura e te zhgarravitura nga Rama! Gjithçka zhbehet dhe ribehet siç duhet vetem pas zgjedhjeve te lira, te drejta dhe demokratike nepermjet sistemit zgjedhor proporcional kombeta rme lista te hapura pa prag. Ky eshte sistemi me demokratik ne bote! I heq nga duart kryetareve berjen e listave me kriminele e oligarke, siguron minimumin e shitblerjes se votes. Nese populli edhe kete radhe, me kete sistem, e shet dinjitetin, nderin, shpirtin dhe te ardhmen e femijeve te vet tek kriminelet, oligarket e maskarenjte, le ta vuaje vete e ne qafe paste veten e vet dhe mos pafte kurre dite te bardha! Pa sistemin zgjedhor proporcional kombetar me lista te hapura pa prag, gjithçka eshte e kote!

Daj Jaku28/01/2020 16:42

U pordh edhe SPAK, u bë ASPAK. A kishte dyshim ndokush se ndonjë organ i ri i drejtësisë nuk do kontrollohej nga rilindja e komunizmit?

Shto koment

Denonco