Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot nje temë të rëndësishme, që ka diskutuar ditën e djeshme në Berlin direkt me kancelaren gjermane, Merkel. Behet fjale per ceshtjen e njohjes se patentave te drejtimit ne Gjermani.
“Ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”-shkruan Rama.
Po ashtu, kryeministri informon se po dje jane njoftuar nga “qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona”.
Postimi i Rames
Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave????????????????????
Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona.
© SYRI.net
Po te klikosh ne internet qeveria shqiptare ka negocjuar me qeverine Gjermane dhe presim te vendosin 16 Landet per njohjen e patentave dhe kjo pune ka 4 vjet që presim keto 16 republikat e Gjermanise qe ta shqyrtojne çeshtjen dhe kjo duket nje genjeshter rilindje, dhe tani del zullapi dhe thote do vij nje grup gjerman dhe do shqyrtoj prape per patentat, me duket qesharake pse e keni genjyer popullin deri tani mër kryekari shqiperise pse? Dhe prapë më duket se genjen ky kryegënjeshtar.
po na plasi rrocka e k... o mortje se ngelem per kto pune te shplafte koronavirusi fisin