Nuk bindi njeri në Berlin, ‘Shengeni ballkanik’ i Ramës nuk kalon

Nuk bindi njeri në Berlin, ‘Shengeni ballkanik’ i Ramës nuk kalon

11:17, 28/01/2020
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Rama nuk duhet të shkojë në Beograd për firmën e radhës mbas notës 4, që i dhanë në Berlin për “Jugosllavinë e Re”! Me gjithë kohën që i kushtoi në shpjegimet e tij si alibi për këtë projekt, ai nuk arriti që ta kalojë klasën e as të bindë njeri për të kundërtën: Ai “Shengen ballkanik” ngeli dhe në këtë provim të fundit.

Rekomandimet zyrtare gjermane ishin të qarta e në funksion të stabilitetit e integrimit evropian të rajonit e jo në mbështetje të të tilla aventurave, që të çojnë drejt “Euroasian” ruse, që kurorëzojnë Vuçiç e ëndrrën serbe, duke anashkaluar Kosovën e vendosur si sejmenë, shqiptarët.

Konkluzionet gjermane folën nga Berlini për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal për të shtyrë në rrugën evropiane, duke përmendur për këtë vetëm procesin e Berlinit, CEFTA-në e Zonën ekonomike rajonale, projekte të iniciuara e nën kontrollin e Brukselit. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, aventurat larg interesave kombëtare, rajonale e evropiane, përfundojnë e do të përfundojnë në kosh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco