Tërhiqet kërkesa/ Agim Kajmaku mbetet në kërkim

Tërhiqet kërkesa/ Agim Kajmaku mbetet në kërkim

10:51, 28/01/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni dhe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon të jetë në kërkim policor.

Edhe pse tentoi që të ndryshonte masën e sigurisë, Kajmaku ka vendosur të tërhiqet nga kërkesa e tij.

Ditën e sotme është pushuar kërkesa për ndryshim e masës së sigurisë ndaj Kajmakut. Shkak për pushimin e kësaj kërkese është bërë tërheqja e avokatit të ish-kryebashkiakut të Vorës. 

Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ vazhdon të jetë në fuqi dhe pse Kajmaku nuk është gjetur ende.

Një seancë më parë, avokati i Kajmakut kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco