Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Gjinushi propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel

Gjinushi propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel

10:34, 28/01/2020
A+ Aa A-

Akademia e Shkencave Shqiptare ka propozuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadaren për çmimin Nobel 2020.

Ky propozim, i cili i është drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi, lidhet me një datë të rëndësishme për Kadarenë siç është ditëlindja e tij, ndërkohë që ky propozim është menduar në formën e një dhurate.

Kadare feston sot 84 vjetorin e lindjes, ndërsa prej vitesh ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por nuk ka mundur ta fitojë.

Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Letërsia e Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 28/01/2020 15:17

Sa e mbajnë njëri tjetrin kto komunistët mër jau, mirë që bëjnë për njëri tjetrin por kto i harron dhe vdekja kalojnë 100 vjeçët, se mos i ka vrarë jeta kto, gjithë jetën tu tund zinxhirin me Enver Hoxhen dhe duke i bo fresk boleve te fishkura të Enverit.

Shto koment

Denonco