Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Droga rritet 1200%’/ Pse mediat shqiptare nuk u morën me lajmin e RAI3

‘Droga rritet 1200%’/ Pse mediat shqiptare nuk u morën me lajmin e RAI3

09:42, 28/01/2020
A+ Aa A-

Rrjeti publik italian, RAI3, vazhdoi sërish serinë e denoncimeve për çështjen e drogës në Shqipëri. Kronika e radhës e tyre sjell të dhëna të frikshme. Ajo vjen dy ditë pas vizitës së Edi Ramës në Romë.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”,  thuhet në kronikë që sjell edhe disa foto nga ajri të ‘Guardia di Finanza’ në një raport të rezervuar të policisë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës”, thuhet në kronikë.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar”, citon gazetari.

Në të vërtetë, raporti thjesht konfirmon atë që është e dukshme. Kanabisi shqiptar vazhdon të ‘përmbysë’ Europën dhe mjafton të lexoni lajmet e kronikës së zezë në çdo vend të rëndësishëm të BE për ta kuptuar situatën alarmante.

Por ajo që ra në sy mbrëmë ishte se kjo kronikë e RAI3 nuk u pasqyrua në shumë media shqiptare. Në vend të këtij raporti damkosës, në çdo ekran dhe portal shëtiste fytyra e Edi Ramës dhe ERTV, që vazhdon të flasë si lider global për çdo gjë, vetëm për atë që ndodh realisht në vend nuk ka asnjë koment. Nuk ka folur as për ekonominë në rënie pikiatë, as për korrupsionin në rritje galopante, as për kryebashkiakët e krimit, as për drogën që derdhet lumë, as për papunësinë dhe as për rënien e Shqipërisë në çdo indeks demokratik.

Por komentet poshtë të lexuesve ‘tradhtojnë’ gjithçka. Atyre iu është neveritur fytyra e kryeministrit, që e shohin nga mëngjesi deri në darkë kudo. Thuhet se çdo e keqe e ka një të mirë nga pas. Me këtë ‘bombardim’ që iu bëjnë shqiptarëve me fytyrën e Edi Ramës, vetëm sa e shtojnë neverinë për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skenderbeu i Spiropalit28/01/2020 15:22

Ky lajm nuk i intereson publikut shqiptar prandaj dhe mediat e medha dhe seriozE shqiptare nuk merren me te. Lajm eshte "ballkoni" i Encas me dekolte te theksuar te filmi me Tropoje jo kjo vogelsira e kanabisit. Gjithsesi neser do dale shkri i gazetarit te famshem kollovar Katlo Bolino qe do e bee cope kete kolegun italian, qe mbeti duke shpifur per Shqiperine ne Epoken e Rilindjes!! Forza Kar lo! Jepi Kar lo!!!!!!

Shqiptari28/01/2020 10:07

Hahahaha! Çfare gallate? Mediat publike shqiptare te merreshin me kete lajm qe prek direkt "sukseset" skandalize te kryegjatoshit e bandes se tij kriminale??? Keni çmendur? Shyqyr qe plasi virusi kinez dhe termeti ne Turqi!!! Ato na interesojne me teper. Le te rrine njerezit tane perjashta, le te mashtrohen e sorollaten nga njera zyre tek tjetra deri sa te vije behari, qe te strehohen neper çadra plazhi! Larg duart dhe kamerat nga kryegjatoshi! Larg nga diskutimet mbi skandalet e qeverise, larg nga mashtrimet e lali Plehut, Shkrelit, te Gjushit, Bushit e te Ndreut. I plasi bytha Fevziut apo Eni Vasilit per hallet e shqiptareve dhe skandalet e qeverise, ata jane ne rregull per vete. Para marrin me thase nga taksa qe ne paguajme per TV mashtruese!

Shto koment

Denonco