5,9 mld euro dëm ekonomik/ Berisha: Rama dhe qeveria e tij, kampionë bote për vjedhjen e shqiptarëve

5,9 mld euro dëm ekonomik/ Berisha: Rama dhe qeveria e tij, kampionë bote për vjedhjen e shqiptarëve

23:29, 27/01/2020
A+ Aa A-

Abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve shtohet çdo vit e më shumë. Në 6 vjet të qeverisjes së Edi Ramës ai ka arritur shifrën e 5.9 miliardë euro.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik.

Tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.

"Edvin Hajduti dhe narkoqeveria e tij shpallen kampionë bote për vjedhjen e qytetarëve", shkruan ish kryeministri Berisha, i cili publikon edhe një video ku faktohet se ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco