Rai 3: Kanabis është rritur me 1200%/ Strazimiri: Po afrohen zjgedhjet, 'çunat duhet të punojnë'

Rai 3: Kanabis është rritur me 1200%/ Strazimiri: Po afrohen zjgedhjet, 'çunat duhet të punojnë'

21:50, 27/01/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri reagon pas publikimit të raportit në televizionin Italian RAI 3, sipas të cilit, sasia e kanabisit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, është rritur me 1200%.

Sipas tij, kjo është një e dhënë që tregon se vendi po afrohet drejt zgjedhjeve.

"KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"! KAQ!", shkruan ndër të tjera Strazimiri në reagimin e tij.

Deklarata e plotë e Gent Strazimirit:

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane. 
Përmban:

- pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella, 

- farën vietnameze t? kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si "është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në.... 2014...

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është "mafia shqiptare" .... aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"! KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku28/01/2020 00:09

Tani e kuptoj sjelljen e kolonelit të antimafjes italjane Luigi Sorecca, i cili bëri të pamundurën për fuqizimin e mafjes shqiptare. Duke qenë se i hëngri atë që nuk thuhet mafjes italiane, Luigi fuqizoi mafjen shqiptare me qëllimi që kjo e fundit të shkatërrojë mafjen italjane. Një rrugë e dy punë, shkatërroi mafjen italiane, por mbushi edhe thasët e vet me narko paratë e mafjes shqiptare, duke varfëruar ekonomikisht mafjen shqiptare. Shumë bir k***e (figlio di putana) ky xhixheto (luigi- xhixhi i vocërr) surrat patate, si me qenë vëllai i Ulsi Manjës ... kush e di ndoshta??

Shto koment

Denonco