‘Kushtet e Bundestagut janë për të shkatërruar qeverinë’/  Zekthi: Çfarë tregoi fjalimi i ambasadores së SHBA

‘Kushtet e Bundestagut janë për të shkatërruar qeverinë’/ Zekthi: Çfarë tregoi fjalimi i ambasadores së SHBA

21:26, 27/01/2020

Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për mbërritjen dhe akreditimin në Tiranë të amasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim si dhe mesazhet që sipas tij ajo dha gjatë fjalës saj nga oborri i ambasadës.

Zekthi argumentoi se gjuha që përdori ishte diplomatike, por mesazhet ndërkohë ishin të qarta se në Shqipëri ka një krizë të thellë politike por jo vetëm.

“Është pritur me interes dalja e parë e ambasadores së re në Tiranë, ishte tekst diplomatik dhe i zakonshëm për çdo ambasador amerikan por edhe europian. Por kishte fraza dhe nuanca që tregojnë se ambasadori amerikan është i vetëdijshëm se ka një krizë të thellë politike. Është e vërtetë se nuk pati një skup gazetaresk, por fakti se tha se mezi pret të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politik shqiptarë, tregon se ka ardhur dhe po përpiqet të shtrojë një trase për të bërë politikën shqiptare të reflektojë dhe të bëjë politikë. Të mos pretendojë se të ecë e vetme dhe dhunshëm, për të mos nëpërkëmbur asnjë parti politike interesat e shqiptarëve.

Edhe opozita ka një mundësi me këtë emërim, ambasada ka funksionuar por nuk mund të jetë kurrë e mirëfilltë pa një ambasador dhe kështu ka ndodhur prej më shumë se një viti duke mos mundur të bëhet faktor. Kur është vetë, gjithë aktorët politikë e kanë të qartë se kanë të bëjnë me politikën amerikane. Nuk ka mundur të marrë dot një lloj roli protagonist që prej një viti e gjysmë dhe t’ju thotë palëve se kjo gjë duhet bërë kështu. Ajo tha se do të jetë e përkushtuar masivisht në mënyrë që kriza të kalohet, të forcohet përparimi drejt BE-se dhe të forcohen marrëdhëniet Shqipëri-SHBA”, tha Zekthi në Fax Neës.

Ai më tej shtoi se kriza që po kalon vendi është e qëllimshme dhe shkaktari është Edi Rama dhe qeverisja e tij, ndërsa argumentoi se ka kapur çdo institucion përfshirë edhe ato që duhej të ishin të pavarura.

“Kjo krizë e rëndë, mendoj se është bërë qëllimisht nga qeveria e cila ka marrë në dorë gjithçka duke e kontrolluar përmes tenderave dhe korrupsionit, përfshirë media, OJF, universitet, SHISH, etj, dhe ka shkaktuar një krizë të thellë, ky regjim autokratik merr gjithçka sepse ushqehet nga paraja e pistë e botës së krimit dhe trafikut, që janë vendimmarrës në Shqipëri. Ajo (ambasadorja) e di çfarë krize ka Shqipëria. Nuk ka një krizë ekonomike, politike, apo një krizë punësimi, por një krizë organike që ka prekur rrënjët e sistemit dhe qelizat bazë. Është qeveria autor, shkaktar i krizës.

Përmes gjuhës diplomatike ambasadorja tha se unë do të jem e përkushtuar që kjo krizë të mos vijojë më dhe kjo përkthehet respektimi i kushteve të Bundestagut që janë shkatërrimtare për qeverinë shqiptare. Ato kushte janë për të shkatërruar qeverinë, sepse përmes tyre kupton se qeveria është problemi. Jam i bindur që mabasada do përpiqet të imponojë plotësimin e 9 kushteve, nuk mendoj se do të bëjë asnjë shpike të re por thjesht zbatimin e tyre”, tha Zekthi

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco