Vasili publikon videon e RAI 3/ Rama dhe Lleshaj mashtrues, u rrit me 12 herë prodhimi i kanabisit

Vasili publikon videon e RAI 3/ Rama dhe Lleshaj mashtrues, u rrit me 12 herë prodhimi i kanabisit

21:06, 27/01/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se kultivimi i drogës është rritur 12 herë vitin e fundit në krahasim me një vit më parë duke iu referuar një emisioni në kanalin italian Rai3.

Në një postim në “Facebook”, Vasili e cilëson alarm kombëtar dhe thotë se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytëzon dhe mbështet mbjelljen masive të drogës për të mbajtur pushtetin.

Sipas tij, Rama dhe Lleshaj janë dy mashtrues.

‘Alarm Kombëtar!!

Denoncimi i RAI 3:

“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).

Televizioni Shtetëror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike, eksponenciale të kultivimit të drogës me 1200 % vitin e fundit në krahasim me një vit më parë.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytëzon dhe mbështet mbjelljen masive të drogës për të mbajtur pushtetin.

Rama dhe Lleshaj janë thjesht dy mashtrues kur flasin për drogën.

Të vërtetat për drogën i di gjithë Europa dhe bota.

Edi Rama është vetëm ai që pengon dhe izolon Shqipërinë nga Europa dhe e ka shndërruar ne narkoqeverisje rilindjen.

Shiheni VIDEON transmetuar sot në edicionin e lajmeve të orës 19.00 nga RAI 3.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco