Ish-deputeti publikon VIDEON: Ish-zv.Kryeministrja pranon filozofinë 'kap Ça të Kapësh' të Rilindjes në Shkodër

Ish-deputeti publikon VIDEON: Ish-zv.Kryeministrja pranon filozofinë 'kap Ça të Kapësh' të Rilindjes në Shkodër

20:28, 27/01/2020
A+ Aa A-

Deputetja e PS në Shkodër, njëkohësisht edhe ish-zv.kryeministre, Senida Mesi shprehet se, drejtorët që forca e saj politike ke emëruar në qarkun më të madh të vendit, u kanë dalë KÇK (Kap ça të kapësh).

Deklarata e Mesit është bërë gjatë një interviste për një televizion lokal.

Lidhur me këto deklarata reagon edhe ish deputeti i PD për Shkodrën, Bardh Spahia.

Sipas tij, Prokuroria e Shkodrës duhet të nisë pa vonesë hetimet për korrupsion e vjedhje kryesisht.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

MJERIM RILINDAS NE SHKODER!

Me te ardh keq per socialistet e  ndershem te Shkodres, qe perfaqesohen ne kete lloj niveli. Keta jane prurjet e Rilindjes, qe ankohen se ne 7 vjet ne pushtet, u kane dale Kap Ca te Kapesh, drejtoret qe vete i perzgjedhin me trafik influencash te erreta. Ky sinqeriteti i deputetes - ish zv.kryeministre ne fakt vlen per cdo "perzgjedhje" ne PS. Prandaj Shkodra nuk u ka dhene kurre besim. Tani deputetja e pranon edhe me ze e figure se cfare perfaqeson Rilindja! Prokuroria e Shkodres duhet te nise pa vonese hetimet per korrupsion e vjedhje kryesisht, bazuar mbi deshmite e deputetes se Edvin Rames. #RrofteSinqeriteti#LargimiRamesMisionKombetar

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco