Pse Edi Rama ka frikë të padisë në gjykatë; Fatos Nanon, Gjergji Thimion dhe Martin Henze?!

Pse Edi Rama ka frikë të padisë në gjykatë; Fatos Nanon, Gjergji Thimion dhe Martin Henze?!

13:50, 27/01/2020
A+ Aa A-

Nga Poli Hoxha

Të paktën 20 padi të firmosura nga, Edi Rama, janë depozituar në Gjykatën e Tiranës (burimet zyrtare) nga nëntori i vitit 2018 e në vijim, ku të akuzuar `për shpifje` janë kundërshtarë të tij politikë dhe mediatikë.

Lista e të `hedhurve në gjyq` kryesohet, nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me shtatë padi kundër tij (13 gjithsej-thotë Berisha), Rama pretendon për deklarata të pavërteta e të pohuara nga ish-kryeministri në studio televizive apo në rrjetet sociale, nëpërmjet ‘qytetarit dixhital’. Ndërkohë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka paditur 3 herë vetëm kohët e fundit, duke i çuar proceset 4 në total. Nuk kanë munguar edhe paditë ndaj njerëzve të medias, siç është rasti i Ylli Rakipit.

Kurse padia më e bujshme ka qenë ajo e fundit ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Hardinaj, e cila ka hapur edhe një debat të nxehtë në të dyja anët e kufirit të shteteve shqiptare.

Më herët Edi Rama bëri fakt të krye edhe një padi ndaj gazetarit të ‘Bild’, Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet skandaloze të vjedhjes dhe manipulimit të votave në Dibër, me protagonistë gjithë kupolën e Rilindjes. Kjo padi është premtuar që në muajin qershor të vitit të kaluar, por ajo nuk mbërriti kurrë në gjykatën gjermane edhe pse kryeministri kishte marrë një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani, Matthias Prinz.

Nga ana tjetër Rama ka deklaruar se stafi i tij po përgatit edhe shumë padi të tjera kundër ‘shpifësve’, siç i quan rëndom ai kundërshtarët politik, mediat e gazetarët oponentë. Kryeministri i Shqipërisë mund të jetë i vetmi, të paktën në Europë, që ka ngritur një zyrë special për këtë çështje.

‘Unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes’, ka deklaruar ai me rastin e padisë kundër kryeministrit të Kosovës.

Meqenëse kryeministri, Edi Rama, paska ngritur një zyrë speciale për të ruajtur ‘nderin’ e tij përballë denoncime nga opozita, media dhe në rrjetet sociale, atëherë ngrihet një pyetje e thjeshtë:

Përse ai nuk përgatit dhe bën një padi për akuzën e fortë, se në të kaluarën e tij ka qenë trafikant ikonash të vjedhura në Shqipëri, si dhe që për këtë veprimtari është hetuar dhe ndaluar më shumë se një herë, në kohën kur ka jetuar në Francë?!

Dhe akuzuesit nuk janë pak, por 3 persona të cilët kanë edhe status publik; Koleksionisti i ikonave dhe ish bashkëpunëtori i Ramës në çështje arti; Gjergji Thimio. Këshilltari për çështjet ekonomike pranë CDU në parlamentin gjerman Martin Henze. Si dhe ish kryeministri dhe lideri historik i PS-së, vetë Fatos Nano.

Koleksionisti i ikonave, Gjergji Thimio

Në emisionin e fundit ‘Opinion’ të së enjtes, ish-kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar Edi Ramës për këtë çështje, duke i kërkuar që ashtu siç ka bërë me atë vetë dhe shumë kundërshtarë të tjerë politikë e mediatik, të padisë edhe koleksionistin e antikuarëve dhe veçanërisht të ikonave Gjergji Thimion.

‘Më e rënda është kjo apo akuza që i bën Gjergji Thimo që i thotë; Edi Rama je burgosur dy herë në Francë. Një minutë, a do të jap mesazhet e tij?! Jam i autorizuar prej tij. Thimo thotë se jam gati për ndjekje penale, nëse kjo nuk faktohet. Thimo thotë se Rama ka qenë dy herë në burg në Francë në vitet 1992-1996, për shitje ikonash të vjedhura. Për hir të së vërtetës, Fatos Nano ka thënë se e mora nga Parisi thua pistë, teksa shiste ikona. Del dhe Fatos Nano, jo vetëm Gjergji Thimo… A nuk është Thimo për tu hedhur për gjyq. A nuk e pyet Martin Henz publikisht Ramën, ke qenë apo nuk ke qenë në burg për ikona në Paris; a u përgjigj gjë Rama?! Unë nuk po them as që ka qenë, as që nuk ka qenë. Unë po them se është akuzuar me zë e çdo gjë, se ka qenë në burg për shitje ikonash të vjedhura’, sfidoi Berisha, Ramën në emisionin ‘Opinion’.

Berisha përveç komunikimeve private me Thimion, duket i referohet edhe një interviste të tij në datën 8 Tetor të vitit 2018 për emisionin e Ilir Babaramos, ku ai si një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas nga Tahiri e Rama), delaroi disa herë, se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë gjatë kohës që jetonte atje.

Por jo vetëm kaq; sfida ndaj Edi Ramës për këtë çështje të nxehtë ka vazhduar edhe këto ditë, pas emisionit ‘Opinion’. Në një intervistë të fundit për Fax Neës, Thimio e ka ‘ftuar’ sërish Edi Ramën që të reagojë, duke shtuar madje edhe probleme të kryeministrit me drejtësinë në Qipro, për çështje të trafikut të ikonave. Thimio madje ka thënë se Rama nuk guxon që ta hedhë në gjyq, sepse e di më mirë se kushdo që kjo histori është e vërtetë.

‘Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Ka sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq…’, deklaron me përgjegjësi Thimio, në këtë intervistë të 24 orëve të fundit.

Këshilltari i CDU, Martin Henze

Më datë 16 dhjetor të vitit të kaluar, Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë në pushtet në Gjermani, CDU, nëpërmjet një postim në Tëitter,  i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?

Kjo pyetje retorike nuk morri asnjë përgjigje nga kryeministri që po bombardon gjykatat shqiptare me padi, edhe për akuza shumë më të vogla dhe të parëndësishme.

    Fatos Nano, ish kryetar i PS dhe ish kryeministër i Shqipërisë

    Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:

    ‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë....’.

    Kjo ishte hera e parë që ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili i kishte vënë syrin ndërkohë postit të kryetarit të PS-së dhe atij të kryeministrit, i zihej në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga vetë kryeministri i vendit në atë kohë, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga SHIK dhe shërbimet inteligjente partnere.

    Duket se ky denoncim publik nga ana e Fatos Nano për të kaluarën e errët të Edi Ramës e detyroi atë që një vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, të ndryshoj emrin në gjykatë; nga Edvin Rama me të cilin pretendohet se është hetuar dhe ndaluar në Francë, në Edi Rama me të cilin ka firmosur  formularin e dekriminalizimit, ku mohon se është arrestuar, ndaluar apo hetuar ndonjëherë jashtë vendit.

    Rama heshti kur Gjergji Thimion e denoncoi publikisht, në Tetor të viti 2018. Heshti pas Tëitterit të Martin Henze në 16 dhjetor të vitit 2019. Heshti edhe pas sfidës së hapur që i bëri për këtë çështje, ish-kryeministri Berisha, në emisionin ‘Opinion’ të datës 23 dhjetor 2020. Po hesht ‘çuditërisht’, edhe sot që Gjergji Thimio e sfidon hapur për të disatën herë.

    Përse ka frikë Rama dhe zyra e tij speciale, e cila merret 24 në 24 orë me ngritjen e dhjetëra padive, që të bëjë të njëjtën gjë edhe për Gjergji Thimion, Fatos Nanon dhe Martin Hanze?!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gramoz27/01/2020 15:52

    Te parit do q.r nona Tos qorrit qe na boni dhurat ket qen bir qeni, Zoti me falt se bo hy ngjynof ene me qent.

    Shto koment

    Denonco