Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Rama është ndaluar dy herë në Francë, ka tentuar të më eliminojë në burg'

'Rama është ndaluar dy herë në Francë, ka tentuar të më eliminojë në burg'

10:17, 27/01/2020
A+ Aa A-

Gjergji Thimio, koleksionisti i njohur korçar, i vënë disa vite më parë në qendër të vemendjes pas arrestimit për trafik veprash arti, në një intervistë të dhënë për Fax News, i është rikthyer sërish akuzave të tij në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Thimio këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.

Thimio u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.

“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.

Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.

Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më pare, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.

Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruar ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.

Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhuxhi27/01/2020 15:59

Nuk Ka faj Edi Fajin e Ka cuni i Thanas Topallit e Ka cuni i Thanas

Xhuxhi27/01/2020 15:57

Nuk Ka faj Edi Fajin e Ka cuni i Thanas Topallit e Ka cuni i Thanas

Kvnut27/01/2020 12:32

Domethene behu politikan se te gjitha ti falim. Qenke ultra liberal ti...ne vend ta kalbin ne burg e bejne model, i bie qe fajtoret te jemi NE !! Sqenke mire per shume fakte te ndryshme...

Edlir Rameta27/01/2020 10:38

E paska lene burgu me pasoja kete te shkretin,qe Edvin cocaina eshte hajdut kete e dine te gjithe pervec popullit shqipetare,por Edi Rama eshte hajdut profesioniste te grabit me lezet ,a e pate si deklaroi ne Itali se pasojat e termetit jane 1 miliarde dollare ?!a e pate si u drodh i shkreti minister italian?!Edi Rama ka grabitur e vazhdon te grabise shqipetaret ore pas ore minut pas minute ,mund te jete e vertete ajo qe thote Thimua per Edi Ramen qe ka qene i arestuar ne France apo Qipro per trafik ikonash,por nje pyetje kam per Thimion perse nuke e denoncove Edvin cocainen para se ky te behesh kryetar bashkie me pas minister kulture e me pas kryetar i PS dhe tash Kryeminister?!Tani qe hajduti me çizme Edi Rama ka grabitur te gjitha gjykata prokurori polici administra komuna bashki etj besoj se tani z.Thimio keto qe deklaroni per Edvin drogen skane me vlere ligjore dua te them.

Shto koment

Denonco