EMRI/ Kush është Shefi i Shërbimeve Sekrete private në Fushë Krujë që sfidon shtetin çdo ditë

EMRI/ Kush është Shefi i Shërbimeve Sekrete private në Fushë Krujë që sfidon shtetin çdo ditë

19:01, 26/01/2020

E vështirë për tu besuar, por e vërtetë. Përveç Shërbimit Informativ Shtetëror, zyrtari në Republikën e Shqipërisë, në Fushë Krujë ka edhe një paralel.

Sipas një denoncimi që ka marrë ish kryeministri Sali Berisha, bëhet fjalë për shtetasin Fatmir Sena, person me probleme shëndetësore, i cili nën pretendimin se është agjensi investigative, ka ngritur zyrën e tij shumë pranë asaj të SHISH në këtë qytet.

“Denoncon mashtruesin dhe sharlatanin”, shkruan ish-kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e qytetarit.

"Përtej limiteve të falsifikimit. Fatmir Sena nga Fushë-Kruja me probleme të theksuara në disleksi hap zyrë 250 metra larg SHISH dhe vetëshpallet shef i Zyrës Qëndrore të Shërbimeve Sekrete. Kur e pyetën: 'Çfar është kjo proçkë' ai u përgjigj: Unë kam të drejtë të kem shërbimet e mia sekrete dhe të lëshoj dokumenta për informatorë se jam Agjensi Investigative. Faktikisht Sena ka një shoqatë që ai e quan në media Agjensi Investigimi. Printon herë pas here xhupa mushamaje me logo të CIAs e të FBI dhe ja vesh anëtarëve të shoqatës.. bën foto e i nxjerr në Facebook për të joshur ndonjë 'budalla' që ti marë ndonjë Lek duke i shitur dokumenta detektivësh e lloj lloj proçkash të kësaj natyre.

E pa besueshme por e vërtetë. Deri edhe ish drejtues të SHISH, sot të pa punë që masin rrugët e Tiranës shkojnë të bëjnë foto në zyrën e tij qëndrore të shërbimeve të tija sekrete", thuhet në denoncimin e qytetarit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco