'Fiqshitësi është më i keq se Rama'

'Fiqshitësi është më i keq se Rama'

10:24, 26/01/2020
A+ Aa A-

Çudia më e madhe ndodh kur je aq i pamend (dhe s'ka asgjë të jesh i tillë - sepse s'do jemi të gjithë të mençur; jemi më të mençur, ti je idiot me bindje)  por kur e di veten për të mençur, siç ti përpiqesh t'i mbushesh mendjen vetes se je!

Me keq akoma kur e di që ne të mbrojtjes së Teatrit, t’i kemi bërë turinjtë përshesh në çdo hap tonin - metaforikisht kjo, jo fizikisht - dhe përpiqesh me broçkullat që këput të tregohesh i fortë, por për t'u mbushur mendjen atyre pak militantëve të lodhur që shkruajnë në faqen tënde dhe faqeve falso që për belanë tënde s’janë vota.

Ta tha xhaxhi Maqua në 30 qershor - i pe vetë ata që i nxore me dhunë dhe ç'të shkruan në fletët e votimit dhe ishin jo pak por 9000 – ku "legjitimiteti" yt u thërrmua në miliona copa!

Nuk bind dot askënd me broçkullat që këput!

As shefin tënd që e di që e ka humbur betejën me Teatrin dhe tallet me ty duke të ndërsyer si langua dhe të çon të lyesh shkallë në katër të mëngjesit dhe pas kësaj, do të të varë të pemët që ke mbjellë.

Nejse, këtu te varja je rehat, se s’ke mbjellë pemë dhe s'ka ku të të varë, as rilindasit dhe PS që të urrejnë në masë e le më pastaj për qindramijera shqiptarë dhe tironsa, që njëzëri thonë "fiqshitësi është më i keq se Rama" dhe këtë ti e di shumë mire - lëre ne të Aleancës që qeshim kur ti flet!

Gjithsesi të ta shpjegoj ku qëndron pamendi yt, se je tepër i trashë ta kuptosh vetë!

Çdo gam-gamkë e jotja ne na jep dorë të të degradojmë ty si në opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar derisa të të çojmë përfundimisht në varrin tënd politik, për të cilin ti po na ndihmon pa masë, prandaj vazhdo dhe cicëro duke i bërë vendit një të mirë të madhe, pasi vetëm kur ti të jesh eleminuar politikisht, Shqipëria do të çlirohet nga një gjarpër si ti që po përpiqet ta helmojë me gjuhën e tij helm.

Xhafajt dhe kollovarët e tyre s'të ndihmojnë dot sepse janë në varr shumë të thellë politik për vete. S'ia kemi fajin ne që janë familje kriminale dhe ti je përzier me t'a për vete. Kështu që udhëtim të mbarë dhe lyej ndonjë shkallë, atë bëj,dhe boll e shkatërrove qytetin tim, o ti nga Pleshtani me gjithë këshillin tënde bashkiak alla "hë, ere, ça bën ereeee dhe atyre që e duan vërtet Tironën, që janë shumë më shumë nga ç'mendon ti o i pamend!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Osumi26/01/2020 15:26

    Neri! Lali neveria eshte kopil nga Terpani, jo nga Pleshtani.

    Shto koment

    Denonco