Atentati me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes/ ‘Filloi ta thithte edhe ai si Lefteri në Bulqizë’

Atentati me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes/ ‘Filloi ta thithte edhe ai si Lefteri në Bulqizë’

18:52, 25/01/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh nga Lushnja ku mori pjesë në 29-vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie se, opozita e bashkuar kryeson në sondazhe përballë socialistëve që janë në pushtet prej vitit 2013.

"Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më", tha Paloka.

Referuar atentatit me granatë në zyrë, Paloka tha për kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe se, arsyeja e sulmit ishte droga.

"Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet", theksoi ai.

Mëngjesin e 31 dhjetorit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe iu bë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore.

Nga shpërthimi i granatës mbetën të plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco