Takim me strukturat e PD në Tiranë/ Bardhi: Pushteti vendor t’u kthehet qytetarëve

Takim me strukturat e PD në Tiranë/ Bardhi: Pushteti vendor t’u kthehet qytetarëve

16:27, 25/01/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e qarkut Tiranë.

Në fjalën  tij Bardhi u shpreh se pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, ndërsa theksoi se Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës drejtohen me kryebashkiakë “ilegjitim, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit”.

"Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës

Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës.
 
Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.   
 
Së bashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës", u shpreh Bardhi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqiptari25/01/2020 21:58

    Hapeni partine jo me llafe, jo me propagande, jo me mashtrime si Edi Rama, por hapeni me lista te hapura, ku secili te testohet e te vleresohet perpara popullit se sa i vlen lekura. Me listat e mbyllura ja mbyllet deren perfundimisht PD-se! PD-ja eshte pasuri kombetare, eshte streha dhe shpresa e demokrateve te vertete e duhet t'i sherbeje popullit dhe nuk eshte ndermarrje private per te punesuar kryetaret dhe ca deputete nga listat e mbyllura qofte edhe duke ndenjur 20 vjet ne opozite!!! E tha shume vite me pare shqiptari dhe intektuali e diplomati i madh Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Nuk kam se cfare te them tjeter, vetem se Shqiperia dhe Kosova nuk kane shpetuar nga rastesia por nga SHBA. Fjalet e Faik Konices jane nje fakt real aktual dhe jo vetem thenie. Ka ardhur koha qe ai epitaf te shkruhet me germa te medha ne nje obelisk perkujtimor ne qender te Tiranes. Faik Konica i madh i ka gjetur vrasesit dhe shkaktaret e mjerimit te Shqiperise. Kush nuk ka sy le te mos e shikoje, kush nuk ka veshe le te mos e degjoje, kush nuk ka tru le te mos e kuptoje. Faik Konica e beri zgjidhjen e tij shume e shume vite me pare. Iku! U largua nga e keqja. Eshte fatkeqesi kombetare qe pas 82 vitesh pas ikjes se Faik Konices shqiptaret vajtojne te njejtin shkak te fatkeqesise se tyre. Shqiptaret qajne te njejtin hall. Jo vetem kaq, por shqiptaret perqeshen, tallen, neperkemben, mjerohen, injorohen dhe shtypen nga politikanet e tyre dhe perseri kane 28 vjet qe votojne po te njejtet politikane. Asnje pushtues i huaj nuk u ka bere kaq dem te madh Shqiperise dhe shqiptareve se sa vete politikanet e saj njeri pas tjetrit per nje shekull deri sot, e kush e di edhe per sa vite te tjera.

    Shto koment

    Denonco