'Gati për zgjedhje'/ Paloka: Opozita e Bashkuar 10 pikë para PS në sondazhe

'Gati për zgjedhje'/ Paloka: Opozita e Bashkuar 10 pikë para PS në sondazhe

15:59, 25/01/2020
A+ Aa A-

Demokratët janë të bindur se 2020 shënoi nisjen e dekadës së tyre. Në 29-vjetorin  themelimit të partisë, nënkryetari i selisë blu Edi Paloka u tha demokratëve të Lushnjes se tashmë se janë parti e parë, me 10 pikë avantazh ndaj socialistëve.

Ndaj për të ardhur në pushtet presin vetëm datën e zgjedhjeve.

“Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më”, u shpreh Paloka.

Edi Ramën demokratët e akuzojnë se ka ardhur dhe e mban pushtetin me eksponentë të krimit dhe kryebashkiakë të inkriminuar.

Dhe duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Burrelit të denoncuar për përdorim të lëndëve narkotike, Paloka tha se për kryebashkiakun e Lushnjes, droga është arsyeja për sulmin e pak javëve më parë.

“Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet”, shtoi më tej nënkryetari I PD.

Ceremonia bëri bashkë themelues dhe drejtues të Partisë Demokratike në Lushnje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/01/2020 18:32

Mos ia fut kot Paloke! Vetem per zgjedhje nuk jeni fare gati. Edhe Rama e di mire kete, prandaj po tall trapin. Fare nuk jeni gati per zgjedhje. Me cfare skeme votimi apo sistemi zgjedhor do te hyni ne zgjedhje? Cilet jane 140 emrat e kandidateve per deputete? Nese do te ribehen edhe zgjedhjet lokale ne te nhejten dite, cilet jane kandidatet per kryetare bashkie, cilet jane kandidatet per ne keshillat bashkiake? Si jane perzgjedhur, apo si do te perzgjidhen? Çfare ka bere opozita deri tani? A i ka diskutuar emrat e kandidateve neper forumet e saja, apo po ja futni kot? Po e beni si partizanet ne kohen e luftes per te "trembur" armikun, pas Brigates se I sulmuese, krijohej Brigada e 22, pastaj e 5, pastaj e 15, me pas Brigada e 2, gjithesej 4 Brigada. Nuk po shikojme asnje levizje konkrete te opozites perveç hartimeve te bukura ne facebook apo konferenca shtypi.

Shto koment

Denonco