‘Në çdo bashki një bandë kriminale’, ish-deputeti i PS kalon me LSI, Gjetani: Rama mllef për Kurbinin

‘Në çdo bashki një bandë kriminale’, ish-deputeti i PS kalon me LSI, Gjetani: Rama mllef për Kurbinin

14:50, 25/01/2020
A+ Aa A-

Një status i tij në muajin shtator të vitit 2018, ku kritikonte Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras, i kushtuan atij përjashtimin nga grupi parlamentar socialist. Ishte kryeministri Edi Rama që i kërkoi Asamblesë së PS, përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, duke bërë që ky i fundit të qëndronte në Parlament si deputet i pavarur.

Por së fundmi ish-deputeti socialist ka vendosur t’i bashkëngjitet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjetan Gjetani në një intervistë për Neës24 tregon edhe kur lindi ideja për t’iu bashkuar LSI-së. Ai shprehet se në qoftë se do ishte pjese e bandave, Rama s’do e kishte përjashtuar nga PS.

“Ideja për të kaluar tek LSI erdhi pas tërmetit. Më ka habitur mllefi i Ramës për Kurbinin”, thotë ndër të tjera ai.

Gjetani tregon se ka negociuar për t’iu bashkangjitur LSI-së, drejtpërdrejt me kryetaren, Monika Kryemadhi. Ai thotë se nuk ka shkuar në këtë parti për të marrë premtime, por me qëllimin për të ndihmuar zonën e tij.

Ish-deputeti socialist akuzon Edi Ramen se ka rrënuar shtetin shqiptar, duke dështuar në reformat më kryesore që ka ndërmarrë.
“Rama do mbahet mend për shkatërrimin e ekonomisë. Ka shkatërruar sistemin gjyqësor. Në çdo bashki bandë kriminale. Në administratë të gjithë të emëruar me urdhër të Ramës”, deklaron ish-deputeti i PS.

Gjetani deklaron se djegia e mandateve ka qenë një gabim sipas tij nga opozita. Sa i përket mandatit të tij tashmë që ka kaluar me LSI-në ai thotë: “LSI do të vendosë për mandatin tim”.

Por a është e moralshme kjo lëvizje e deputetit të Kurbinit? “Jam përplasur me Ramën jo për interesa personale. Jam përplasur për interesa të qytetarëve”, shprehet Gjetani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi25/01/2020 15:38

Mirditorë pa din e pa imanë kjo është pjella e pa besë qe ju bashkangjit rilindjes që u shitën për dy pare spec, dhe kur i bjen bytha ne ujë të tradhëton me sekonda. Kjo pjellë malësorësh në këtë qark nuk kanë lidhje me besën Nuk e njofin fare besën siç e ka malësia për traditë. Ti mër Bastard Turku shko te rilindja gjeje mbështetjen se kur ishte opozita në vështirësi ti u rreshtoje në krah të rilindjes.

Shto koment

Denonco