VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi popullit turk

VIDEO/ Ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi popullit turk

11:06, 25/01/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij, për humbjen e jetëve nga tërmeti i fortë i ditës së djeshme në Turqi.

Ish-kryeministri shkruan në Facebook: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe uroj shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve!

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Tërmet i rëndë godet Turqinë!

Të dashur miq, një tërmet i rëndë goditi dje mbasdite Turqinë.

Si pasojë e tij humbën jetën dhjetëra vetë dhe u plagosën disa qindra banorë të zonës si dhe u shkatërruan dhe dëmtuan mijëra banesa dhe biznese.

Duke shprehur ndjenjat e solidaritetit më të thellë popullit mik turk dhe autoriteteve turke, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave dhe uroj shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco