Koronavirusi i frikshëm/ Ambasadori shqiptar në Pekin: Mos hajdeni në Kinë

Koronavirusi i frikshëm/ Ambasadori shqiptar në Pekin: Mos hajdeni në Kinë

10:19, 25/01/2020
A+ Aa A-

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja ka bërë thirrje që të gjitha udhëtimet e shqiptarëve të parashikuar drejt vendit të madh në Azi, të shtyhen.

Me një reagim në faqen e tij në Facebook, Belortaja thotë se situata mund edhe të jetë më shpërthyese.

Mesazhi i ambasadorit Selim Belortaja:

Të dashur miq e bashkëkombës kudo ku jeni.

Siç e dini Kina po kalon një situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar.

Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim.

Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht.

Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë!

Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni një situate me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrolleve te pazakonshme.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco