Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi/ Ministri Pacolli ofron ndihmën e Kosovës pas tërmetit tragjik

Rëndohet bilanci i viktimave në Turqi/ Ministri Pacolli ofron ndihmën e Kosovës pas tërmetit tragjik

21:58, 24/01/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 12 numri i viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm të rënë këtë mbrëmje në Elzaig, ku ka rrënuar dhjetëra objekte ndërsa deri më tani dhe janë të paktën 300 persona të plagosur.

Janë konfirmuar se të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme.  

Sikur të mos mjaftonte tërmeti, pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig ku disa godina kanë shpërthyer në flakë. Godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.

Ndërkohë ministri i jashtëm kosovar Behxhet Pacolli, ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Lajmi për solidarizimin e Pacollit është pasqyruar në gjithë mediat turke.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco