Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këshilltari i Haradinajt, Ramës: Me padinë po ndihmon Vuçiçin para zgjedhjeve

Këshilltari i Haradinajt, Ramës: Me padinë po ndihmon Vuçiçin para zgjedhjeve

20:45, 24/01/2020
A+ Aa A-

Shefi i stafit të kabinetit të Ramush Haradinajt, Selm Selimi, e ka quajtur padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, drejtuar kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, diverzion politik dhe se me të i ndihmon vetëm presidentit të Serbisë, Alexandër Vuqiç.

“Padia e ediramaal ndaj haradinajramush është një diverzion politik prej problemeve reale”, shkruan Selimi në twitter.

Ai ka thënë se me këtë padi i ndihmohet Alexandër Vuçiçit në zgjedhje.

“Nuk ka nevojë që me padi t’i ndihmohet @avucic në zgjedhje”, ka shkruar Selimi.

Në fund, Selimi i premtoi Ramës se ashtu si e humbi betejën politike do ta humbë edhe atë juridike.

“Ashtu si e humbi betejën politike do t’a humb edhe atë juridike. Prej #Konispoli deri në Vërmosh ju kemi vëllezër e motra!”, përfundon Selimi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco