'Udha e mbarë moj gocë, por nuk i preu barku për ty ata andej…'

'Udha e mbarë moj gocë, por nuk i preu barku për ty ata andej…'

18:01, 24/01/2020
A+ Aa A-

Nga Flora Xhemani Baba

Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!

Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni por edhe e akuzoni? Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore?

Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati? Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?

Po ikën dhe ti zysha?

Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh. Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?
Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar.

A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjesh po dashurinë e vendit tënd, kurrë.

https://www.syri.net/politike/310751/mirupafshim-shqiperi-une-po-iki/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many 27/01/2020 12:01

Ikin bukuroshet si Zysha qe te rrine e te vjedhin rehat majmune si Flora. Po shemtohet rraca shqiptare, po shemtohet!

Miu te kiu27/01/2020 08:40

E keqja e ka kapur kete vend. Largohuni ose luftoni. E dyta nuk ndodh se ka shume tradhetare.

Mimoza26/01/2020 00:26

Tu prift e mbara dhe mos e kthe koken mbrapa . Kur nuk eshte ber shtet per 100 vjet nuk do te behet kurr sepse bastardet lindin bastard dhe karriget ja trazhegojn pasardhesve te tyre

Githbo25/01/2020 20:09

Flores duket sikur i vjen inat qe nuk po iken vete

Flori25/01/2020 13:08

O fieri , ti shan por ka mundesi te jesh lali eri ose taulanti nga fshati socialist !

Shqiptari24/01/2020 22:23

Po gabon rende ne gjykim moj znj. Flora. Se pari fol per vete jo per te gjithe sepse je askushi. Por me sa po duket duhet te jesh bashkejetuesja e ndonje politikani, qeveritari te korruptuar e hajdut apo kryebashkiaku kriminel e drogaxhi dhe ti jeton si ne parajse me para te vjedhura. Se dyti, ti vete paske mbetur e pa integruar fare ne kulturen demokratike dhe po thua brrockulla patriotiko-propagandistiko-komuniste si dikur komunistja mjelsja e lopeve, shoqja Lenka Cuko, kur shqiptaret hyne neper ambasada per te braktisur Shqiperine. Se treti, ti dhe partia jote kriminale nuk iu jepni mundesine intelektualeve ta gjejne veten ketu, sepse ketu duhen vetem idiote, analfabete, injorante si ty, duhen kriminele dhe hajdute per deputete, per qeveritare, keshilltare, kryebashkiake, administrate, prokurori e gjykate dhe nje popull mjeran per te votuar. E tha shume vite me pare shqiptari dhe intektuali e diplomati i madh Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”. Nuk kam se cfare te them tjeter, vetem se Shqiperia dhe Kosova nuk kane shpetuar nga rastesia por nga SHBA. Fjalet e Faik Konices jane nje fakt real aktual dhe jo vetem thenie. Ka ardhur koha qe ai epitaf te shkruhet me germa te medha ne nje obelisk perkujtimor ne qender te Tiranes. Faik Konica i madh i ka gjetur vrasesit dhe shkaktaret e mjerimit te Shqiperise. Kush nuk ka sy le te mos e shikoje, kush nuk ka veshe le te mos e degjoje, kush nuk ka tru le te mos e kuptoje. Faik Konica e beri zgjidhjen e tij shume e shume vite me pare. Iku! U largua nga e keqja. Eshte fatkeqesi kombetare qe pas 82 vitesh pas ikjes se Faik Konices shqiptaret vajtojne te njejtin shkak te fatkeqesise se tyre. Shqiptaret qajne te njejtin hall. Jo vetem kaq, por shqiptaret perqeshen, tallen, neperkemben, mjerohen, injorohen dhe shtypen nga politikanet e tyre dhe perseri kane 28 vjet qe votojne po te njejtet politikane. Asnje pushtues i huaj nuk u ka bere kaq dem te madh Shqiperise dhe shqiptareve se sa vete politikanet e saj njeri pas tjetrit per nje shekull deri sot, e kush e di edhe per sa vite te tjera.

Drejtesi24/01/2020 22:08

E lexova shkrimin e Silvanes dhe me pelqeu Ndersa kete Floren nuk e kuptoj. E para ne shkrimin e saj Silvana nuk e shan ne asnje rast Shqiperine si vend pervecse e vlereson. Kjo Flora mendon se po ben Shqiperine, e ka gabim Te gjithe ne po i japim fryme krimineleve qe na drejtojne E pra Silvana ka vendosur mos ta bej me kete

Flori24/01/2020 21:22

O Flora, ZYSHA E NDERUAR po iken jo se NUK E DO SHQIPERINE (qe e ka si driten e syve ) por prej popullit (mjere qytetaret dhe intelektualet e vertete ) qe aktualisht jeton ne SHQIPERI .Sic duket je nga laboratori i kuq ,pra i alences se qelbesirave ! Me kete koment te sugjeruar e tregon shume mire se kush je

Shpellar 24/01/2020 21:00

Z.Flora,nuk ke “Tagrin” me paragjyku njerzit per ato qe mendojne dhe bajne.Duket se je e knaqur me amulline totale qe ka kaplu Shqiperine!? Ti ke vendos me ndej nen trysnine tiranike te rilindsave,atehere rri dhe mos u merr me te tjeret. Dhe sa per hollesi,nuk nevojiten 10 vjet per t’u integru.

eri_elb24/01/2020 20:29

Respekte ......Super koment Bravo.....Nga Flora Xhemani Baba

Salvo24/01/2020 20:20

C'eshte ky/kjo i/e pataksur qe e ka shkruar? C'eshte ky patetizem i trashe, ne mos idiot? Me siguri, ai/ajo qe e ka shkruar, i ka, ne mos te gjithe, se paku pjesen me te madhe te puneve ne terezi. Ai/ajo u largua nga vendi, sepse UNDE DHE TI NUK E MBESHTETEM, kur doli ne proteste, jo se patem frike nga gazi helmues, pasi ne te vertete helmohemi cdo dite nga ajri i mbindotur, por sepse duam te ruajme vendin e punes! Ai/ajo u largua nga vendi, sepse UNDE dhe TI NUK E MBESHTETEM, kur doli ne proteste, jo se nuk patem kohe, por sepse mendojme se problemi i tij/saj nuk mund te jete problemi yne, se padrejtesia, vjedhja, korrupsioni, dhuna e shumetrajtshme e qeverise nuk na kane viktimizuar ne, por ate... Pjesen tjeter e dime mire vete. Andaj, ai/ajo na thote: mbetshi me shendet!

Skrapari24/01/2020 19:19

Pedagogia bukuroshe ne asnje rresht te shkruar nuk e ka folur me perbuzje per vendin tone. Nuk di ckuptim ka ky moralizimi juaj si dikur. Zyshes i ka vajt ne maje te hundes me banden qe sundon sot Shqiperine, kjo eshte arsyeja pse zysha e nderuar e la atdheun e saj. Secili hesapet i ben vet se ku i del me mire, ska nevoje per me dhene mend. Po te isha ne moshen e saj nga syte kembet arratine do te merrja dhe vec fytyre komunisti te mos shihja.

europa24/01/2020 19:06

mire se te vish moj cup ne europ ketu respektohet njeriu ke te drejtat e tua ke mundesi te punosh te jetosh te krijosh familjen tende ti shkollosh femijet ke gjithe instuticionet qe te nevoiten per jete normale por ke dhe mundesin jo vetem te jetosh por edhe te pasurohesh dhe me pune ... prandaj MIRESETEVINI te gjithe ju o SHQIPETAR tani sa nuk eshte vone ai eshte vende hajdutash e te korruptuar mbizotron me i forti ligji xhungles . Pra atie jetohet ne XHUNGEL. shqiperi te kam ber MUTIN tha faik konica

Krist-24/01/2020 19:00

Per Flora Xhemani-Qe ne nisje,tregon se qenke rilindase e tipit te "dalldisur"deri ne extrem.Por edhe edukaten e paske futur ne rilindjen qe te ka perfshire ty dhe idiote te tjere.Pse e shan Shqiperine,i thua zojushes,tani qe po iken.Por pse nuk e pyet pse e shan ajo vendin e saj?Nuk e pyet se e din,pergjigjen qe do te marresh.TI per vehte,me siguri do e kesh zene nje vend ,natyrisht si rilindase nga ato te bindurat,si zakonisht njerezit pa intelekt-me e pakta....dhe me pislleqet e rilindjes,je rehatuar dhe me mire se ketu,ku tjeter mund te jetoje nje injorant rilindas,ku nuk do te lejohet te perdore ,menyrat rilindase te jetes e per gjithcka.Ndihmon edhe anetaret e rilindjes tende,bile shko jepi edhe drogat,me te gjitha menyrat qe ju ka mesuar kryerilindasi juaj.Por mos fol,per njerezit me mend ne koke,rri e ha mu... tend e te rilindesave kolege te tu,e mos ja qaj hallin a atyre qe hikin.

Pellumb Pipero24/01/2020 18:44

Bravo????????????????

fieri24/01/2020 18:23

bravo fjal me pesh keto se ne iken te gjith kush do ta bej shqiperin lali eri apo taulant bythkenaquri

Altjer Xhaferi24/01/2020 18:12

Te ...... vendin e leshit....

Shto koment

Denonco