Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, nëse ka një gjë që Fatos Nano duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve është që i la pas Edi Ramën.
Nga studio e ‘Opinion’, Berisha tha se ‘midis malinjitetit të Edi Ramës dhe moskokëçarjes dhe mungesës së përgjegjësisë së Fatos Nanos, për këtë vend njëmijë herë më e dëmshme është keqësia, vesi, hajnia dhe të gjithat e Edi Ramës, sesa defektet e Fatos Nanos’.
‘Fatos Nano, 53 vjeç dha dorëheqjen si Kryeministër dha dorëheqjen nga partia dhe e mori Edi Ramën, i bëri gjëmën vendit me të.
Nëse ka një gjë për të cilën Fatos Nano gjithë jetën e tij duhet t’i kërkojë të falur shqiptarëve është njeriu që la prapa’, u shpreh ish-Kryeministri.
© SYRI.net
Berisha duhet me kerku falje dy here,jo vetem qe bani t'mujtun ardhjen e Rames nepermjet dashnise Berisha-Meta, por edhe pse la Bashen mrapa.
Shume dakort, Nano ka pergjegjesi qe nuk e la Ramen rrugeve te Frances me thonj pa prere, ku edhe e kishte vendin. Por edhe Berisha vete duhet te kerkoje falje qe me keqqeverisjen e tij i dha Rames pushtetin. Ilir Meta po ashtu i cili beri aleance me Ramen dhe e solli ne pushtet.