Haradinaj: Kosova ka dalë më e fortë pas vendosjes së taksës së mallrave ndaj Serbisë

Haradinaj: Kosova ka dalë më e fortë pas vendosjes së taksës së mallrave ndaj Serbisë

21:39, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një debat u zhvillua mes gazetarëve Alban Dudushi dhe Robert Rakipllari me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rakipllari e pyeti nëse e kemi ne forcën për të kundërshtuar SHBA dhe a sjell kjo pasoja për Kosovën. Haradinaj u përgjigj se për çështjet e Kosovës duhe të flasë edhe Kosova.

‘Jo nuk sjell asnjë pasojë. Sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA’- tha Haradinaj. Në ato moment ndërhyri edhe Alban Dudushi ku tha se taksa 100% e ka dobësuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar.

A i keni marrëdhëniet e mira si më parë me Gjermaninë, Francën dhe BE-në?- e pyeti Alban Dudushi.

Po madje shumë më mirë. Kemi 1 mijë herë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë. Shkoni pyesi në Gjermani.

Jeni i sigurtë për këtë, sepse unë di që Kosova është dobësuar në aspektin ndërkombëtar, di presionin që ju është bërë për të hequr taksën- vijoi Dudushi.

Ku e dini ju për presionin dhe çfarë është folur- vijoi duke hequr Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco