Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë, ja shpjegimi që jep Ministria e Arsimit mbi rastin

Mbyllja e shkollës iraniane në Tiranë, ja shpjegimi që jep Ministria e Arsimit mbi rastin

17:15, 23/01/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme Ministria e Arsimit, mbylli shkollën iraniane në Tiranë, ‘Saadi Shirazi’.

Në agjencitë vendase të lajmeve, u njoftua se mbyllja e shkollës u bë pas veprimeve të fundit të ndërrmarra nga qeveria për largimin e diplomatëve iranianë të dyshuar si spiunë të regjimit të Teheranit dhe marrëdhënieve të komplikuara midis dy vendeve pas përplasjes së SHBA me Iranin.

Ndërkohë që MASR jep tjetër version për mbylljen e shkollës jo publike.

 ‘Mbi mbylljen e shkollës së Mesme Jopublike ‘Saadi’

Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!-njofton MASR

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco