Emri i rrugës/ Ish-deputetja zbulon mashtrimin e sotëm të Erion Veliajt

Emri i rrugës/ Ish-deputetja zbulon mashtrimin e sotëm të Erion Veliajt

16:28, 23/01/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka publikuar një dokument ku rrëzon mashtrimet e sotme të Erion Veliajt.

Ky i fundit akuzoi sot se gjatë kohës që bashkinë e drejtonte Basha, ishte vendosur emri e një rruge, të një personi të dënuar.

Por Çupi ka publikuar dokumentin që vërteton se emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut për rrugën e propozoi dhe e miratoi PS.

‘Mashtrimet e Erion Veliajt janë të trasha dhe qesharake. Për të bërë pis kryetarin e PD me trafikantë droge, tutorë prostitutash dhe vrasës, siç është mësuar me kryetarin e tij, Erion Veliaj shpiku sot një sajesë sikur Basha i paska vënë emrin e një krimineli një rruge në Tiranë.

Aspak e vërtetë! Mashtrim banal, por djallëzor! Vëllanë e Mark dhe Arben Frrokut e nderoi Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pasi erdhën në pushtet.

Vendimi i Këshillit Bashkiak në foto tregon se ishte PS ajo që e propozoi dhe e miratoi emrin e rrugës, siç ka bërë, sa herë ka patur pushtet, duke vendosur emra kriminelësh që kanë vrarë dhe torturuar me mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial.

Erion Veliaj mund të përpiqet me mashtrime banale të bëjë të duken njësoj Lulzim Basha me Edi Ramën për të përfituar vetë, por e bardha me të zezën janë të pangatërrueshme!

Ne nuk jemi të gjithë njësoj!’, thuhet në reagimin e Dhurata Çupit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz23/01/2020 17:20

Kur opozita te vij ne pushtet, te ndertoje nje vc publike dhe ti veje emrin e keti copes se mutit ose surrat bythes se bashkis VCja "Lali Dhjeri Pedofili".

Shto koment

Denonco