Hetimi për kryebashkiakun që pi kokainë/ Gazetari lexon SYRI.net para dëshmisë

Hetimi për kryebashkiakun që pi kokainë/ Gazetari lexon SYRI.net para dëshmisë

15:54, 23/01/2020
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë kokainë, do të pyetet sot nga SPAK.

Para se të dëshmojë, Hoxha duket se ka pirë një kafe ‘për të mbledhur zemrën’, siç shkruan ai dhe tregon edhe se po lexon SYRI.net.

‘Një kafe e fortë turke, shoqëruar me ujë Lajthiza, për të mbledhur ‘zemrën’ para se të ngjis shkallët e SPAK-ut, institucionit që e kemi kërkuar kaq shumë të ngrihet, dhe e kam mbështur kaq fortë të nis nga puna.

Kush dreqin e dinte që SPAK-u do nistë nga puna pikërisht me mua....

Gjithsesi, me këmbë të mbarë ‘Çunat’ e SPAK-ut, shqiptarët presin shumë nga ju’, shkruan Artan Hoxha në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco